Çështja "Kaka", Siti akuza ndaj Milanit
Autori i Lajmit: red.
Krerët e Mançester Sitit duken të zemëruar me atë çfarë ndodhi të hënën në mbrëmje në Milano. Presidenti ekzekutiv Geri Kuk ka deklaruar se Milani e kishte nxjerrë në shitje Kakanë dhe se gjithçka ishte drejt përfundimit, por Berluskoni refuzoi ofertën për arsye politike dhe për faj të presionit publik. Çështja “Kaka” ka mbizotëruar shtypin evropian ditën e martë, pas refuzimit të superofertës që braziliani i bëri Mançester Sitit. Në Angli, mediat flasin për një poshtërim të Sitit dhe pronarëve të tij shumë të pasur, ndërsa në Spanjë, Marca e lidh të ardhmen e fantazistit të Milanit me Realin e Madridit në muajin qershor. E ndërkohë, krerët e Mançester Sitit duken të zemëruar me atë çfarë ndodhi të hënën në mbrëmje në Milano. Presidenti ekzekutiv Geri Kuk ka deklaruar se Milani e kishte nxjerrë në shitje Kakanë dhe se gjithçka ishte drejt përfundimit, por Berluskoni refuzoi ofertën për arsye politike dhe për faj të presionit publik. Kuk përdori shprehjen “futje në shishe” për brazilianin, për të cilin klubi i sheikëve arabë ofroi rreth 130 milionë euro, një shumë e parefuzueshme në planin financiar. Ai tha gjithashtu, se pavarësisht bisedimeve sportive me të atin, të gjithë në Milano e kishin mendjen te paratë. Ndërkaq, vetë Berluskoni e ka quajtur vendimin e futbollistit një demonstrim të jashtëzakonshëm vlerash dhe një respekt i madh karshi klubit që e bëri të njohur. Lajmi ka çuar në delir edhe tifozët e Milanit, që thuajse gjatë gjithë ditës së hënë kanë qëndruar para shtëpisë së Kakasë, duke i bërë thirrje të qëndronte. Tashmë tifozët janë duke zhvilluar një sondazh on-line, ku kërkojnë që braziliani të jetë kapiten në ndeshjen me Bolonjën. Ndërkaq, gjërat te Mançester Siti pas këtij refuzimi nuk duken më aq të qeta. Robinjo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i tratativës, është larguar nga stërvitja në Tenerife të Spanjës, drejt Brazilit. Për të mësohet se ka bërë fjalë me trajnerin Mark Hjuxhs. Po kështu, në Madrid të gjithë janë të mendimit se Kaka nuk do ta kishte refuzuar këtë ofertë, nëse klubi që e kërkonte do të ishte Reali. Në qershor, atëherë kur do të mbahen edhe zgjedhjet e reja për postin e presidentit, Reali mund të futet sërish në tratativë. Dhe nuk është çudi, që me 100 milionë euro, Kaka të veshë fanelën e bardhë.
Kaka: “Kam marrë vendimin e duhur”
Mesfushori brazilian Kaka ka thënë se ai ka marrë vendimin e duhur duke refuzuar transferimin rekord tek Mançester Siti. “Kalimi tek Mançester Siti do të ishte një projekt i madh, por në ditët e kaluara jam lutur shumë të kuptoj se cili do të ishte ekipi i duhur dhe në fund vendosa të mbetem këtu”, - ka thënë Kaka duke shtuar: “Besoj se kam marrë vendimin e duhur”. “Nga kjo ngjarje kam mësuar se sa shumë njerëzit më duan në Milano dhe tek “kuqezinjtë”, tifozët dhe bashkëlojtarët e mi më kanë ndihmuar të marr vendimin e duhur. Nuk dua asgjë tjetër, dua të jem mirë dhe i lumtur në vendin ku njerëzit më duan”, - ka shtuar Kaka. “Milani është shtëpia ime, ku jam i lidhur dhe ku në të vërtetë është zemra ime. Kjo është ajo që më ka bërë të marr vendimin”, - përfundon braziliani.
Bekam: “Braziliani do Realin e Madridit”
"AS" shkruan se David Bekam ka thënë që arsyeja që Kaka nuk ka pranuar të transferohet tek Mançester Siti, është se superylli brazilian dëshiron të luajë për klubin e Real Madridit. E përditshmja sportive ka nxitur spekulime të radhës për diçka që tashmë duket e pamundur duke llogaritur refuzimin e milionave që bëri Kaka për të qëndruar në San Siro. Sipas “AS”, braziliani e ka pyetur Bekamin për kohën që ka kaluar tek Real Madrid dhe se mesfushori anglez është i bindur që Kaka dëshiron të luajë për “Los Merengues”. “Kaka dëshiron të shkojë tek Real Madrid dhe jo te Siti. Mendoj se në qershor ai do të luajë për Realin. Mendoj se dikush i ka bërë telefonatë dhe ai e ka marrë vendimin”,- është cituar t i ketë thënë një miku Bekam.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009