Licensa e tretë 3G, nis gara me çmimin dysheme 12.5 mln euro
TIRANË- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, autorizoi sot, Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP, të hapë garën për dhënien e një licence të tretë 3G për operatorët e telefonisë mobile.
Çmimi dysheme i kësaj gare është 12.5 milionë Euro dhe kushtet ligjore e teknike janë po ato të garës për dy licencat e para 3G. Garat për dy licencat e para 3G u fituan nga kompanitë Vodafone (me ofertën 31.4 milionë Euro) dhe AMC (me ofertën 15.1 milionë Euro).
Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë (të njohura si 3G apo Third Generation) nga kompanitë celulare kanë sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe ka rritur shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.
Me aplikimin e teknologjive 3G është hedhur një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale.
Tenderi për licencën e tretë 3G, që do të çelet ditët e ardhshme, do të administrohet nga AKEP.
Dhënia e licencave 3G në vend ka qenë një proces hapash suksesivë, që ka vijuar në kohë, siç dëfton edhe përvoja e vendeve të tjera që kanë aplikuar më herët teknologjinë 3G.
AKEP do të ndjekë procedurat dhe do të shpallë fituesin. Licencën e parë 3G e fitoi Vodafone me 31.4 milionë Euro (në nëntor 2010) dhe licencën e dytë e fitoi AMC me 15.1 milionë Euro (tetor 2011).
(d.b/el.me/BalkanWeb)