Mitropoliti i Korçës meshë për Festën e Flamurit
Mitropoliti i Korçës Imzot Johani ka celebruar në katedralen "Ngjallja e Krishtit" meshën e përvitshme të flamurit, në kujtim të Ditës së Pavarësisë. Përfaqësues të pushtetit vendor, partive politike dhe besimtarë të shumtë kanë ndjekur meshën e veçantë, që i kushtohet kombit shqiptar dhe të gjithë atyre që kanë dhënë dhe japin kontributin për ardhmërinë e vendit.
Në fjalën e tij Mitropoliti i Korçës bekoi flamurin shqiptar dhe mbarë kombin si dhe i ftoi shqiptarët në përmbushje të detyrimit që kanë ndaj atdheut ashtu sikundër ndaj Zotit.
Mesha e Flamurit, e kthyer tashmë në një traditë me çdo 28 nëntor në Dhioqezën e Korçës, është mbajtur për herë të parë në katedralen e këtij qyteti, nga Fan Noli në fillim të viteve 1920.