E Diel, 1 Nëntor 2026

Liderët kosovarë lobim “masiv” në Nju Jork

Zëdhënësi i presidentit, Xhavit Beqiri ka bërë të ditur për të përditshmen “Zëri” se, gjatë kësaj vizite presidenti Sejdiu pritet të takohet me presidentë, kryeministra e përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën e pavarur dhe të vendeve që mund të ndihmojnë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Qëllimi kryesor është lotimi për njohjen e shtetit të Kosovës, si dhe thellimi i bashkëpunimit me vendet që tashmë e kanë njohur shtetin më të ri në botë”, ka thënë Beqiri.

Edhe këshilltarja e ministrit të Punëve të Jashtme, Albana Beqiri, ka bërë të ditur se MPJ-ja që më shumë se tre muaj ka filluar hartimin e agjendës për takimet që do t’i kenë si presidenti Sejdiu ashtu edhe ministri Hyseni me të gjithë homologët e tyre, “qoftë të vendeve që e kanë njohur pavarësinë, e veçanërisht të vendeve që ende nuk e kanë bërë atë”.

Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në javën presidenciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërkaq ministri Hyseni edhe në javën ministrore dhe në atë presidenciale, ka sqaruar Beqiri. Ajo po ashtu ka shpjeguar se një pjesë e takimeve do të jenë të përbashkëta mes presidentit dhe ministrit Hyseni, dhe ka shtuar se, deri më tani, dhjetëra vende e kanë konfirmuar takimin me dy udhëheqësit kryesorë të politikës së jashtme të Kosovës. /telegrafi/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›