Vendosja e kamerave, KQZ do të rishqyrtojë vendimin
Zëdhënësi Fehmi Ajvazi, ka thënë se vendimi paraprak është marrë në bazë të ligjit, dhe, duke mos dashur të paragjykojë, len të hapur mundësinë për rishqyrtimin e vendimit rreth vendosjes së kamerave nga ana e KQZ-së. Na ndajnë edhe dy muaj e gjysmë nga zgjedhjet lokale në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se me kohë do të bëjë të gjitha përgatitjet procedurale dhe teknike. Zëdhënësi Fehmi Ajvazi, tha KQZ-ja do të veprojë në përputhshmëri me procedurat ligjore dhe shpreson që do të ketë një mbarëvajtje të zgjedhjeve. “KQZ-ja përgatit dhe organizon zgjedhjet në kushte të caktuara. Të gjitha planet dhe projektet që bëhen, bazohen në ligj, ato janë të detyrueshme. KQZ-ja është organ i pavarur dhe vepron në këtë drejtim. KQZ-ja do t’i bëjë punët ashtu siç e parasheh ligji dhe unë besoj se zgjedhjet do të organizohen dhe do të përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme“, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi.
Diskutimet e fundit rreth vendosjes së kamerave në vendvotime dhe në qendrën e numrit të votave mund të rrezikojnë kredibilitetin e zgjedhjeve. Në mbledhjen e fundit kryetarja e KQZ-ës, Nesrin Lushta, ka thënë se kamerat nuk mund të vendosen për shkak të kohës së shkurtër, por edhe të kostos së lartë. Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës, cila në mbledhjen e fundit të KQZ-së kishte votuar kundër vendosjes së kamerave, tashmë ka deklaruar se është për vendosjen e tyre. Zëdhënësi i KQZ-së nuk komenton këto zhvillime, duke e lënë të hapur mundësinë e rishqyrtimit të vendimit të KQZ-së për vendosjen e kamerave. Megjithatë Ajvazi thotë se ky vendim është marrë në bazë të ligjit.
“Vendimi paraprak është marrë në bazë të ligjit. Nuk mund të paragjykoj asnjë gjë në ditët që vijnë. Prapë po them që të gjitha vendimet merren nga KQZ-ja. Kryetarja deklaron në bazë të asaj që është bërë tashmë, që ka pasur një vendim të KQZ-ës“, ka thënë Ajvazi. Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhje e sotme të diskutojë edhe rreth kësaj çështje dhe për çështje që lidhen me procedurat e realizimit të planeve organizative të zgjedhjeve. (rtk/start)