Sejdiu letër Konferencës Islamike për njohjen e Kosovës
Lajmin e bën të ditur agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi, e cila shkruar se Presidenti Sejdiu e ka falënderuar z. Ihsanogllu për mbështetjen që ka dhënë për procesin e pavarësisë së Kosovës. Z. Ihsanogllu, në një deklaratë të tij të mëhershme, kishte thënë se Kosova zë një vend të rëndësishëm në botën islamike dhe në Organizatën e Konferencës Islamike. Ai ka bërë thirrje për mbështetjen e integrimit të Kosovës në komunitetin dhe institucionet ndërkombëtare.