Apeli i familjarëve të biznesmenit: Lironi vëllanë tonë
Familjarët e biznesmenit të zhdukur në qytetin e Vlorës hedhin dyshime se 39 vjecari mund të jetë rrëmbyer dhe bëjnë apel për lirimin e tij. Dëshmia e vëllait të Genc Habazaj: “Dua ta shikoj vëllanë të gjallë“
VLORE-
Genci Habazaj, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së premte duhej të kthehej sot në Itali, ku dhe drejton një firmë ndërtimi në qytetin e Aquilas. Vëllai i madh i 39 vjecarit dhe nëna e tij në një intervistë për NEËS24 tregojnë se kur janë parë për herë të fundit me Gencin.
Ora 20. 00 e ditës së premte, 28 gusht ka qenë kontakti i fundit telefonik i familjarëve me 39 vjecarin. Abaz Habazaj, vëllai i madh i të zhdukurit tregon për tv NEWS24: “Ishte veshur me pantallona trecerekëshe të zezë, këmishë të zezë, dhe një cantë ku mbante disa të hodha. Kur kishte dalë i kishte thënë mamasë se do takonte një shok. Ndërsa nesër ( të shtunën) do niseshim në Elbasan për një ngushëllim te familja e vëllait tonë të vogël.”
Abazi tregon më tej se i vëllai i tij i vogël dhe në një kontakt telefonik që kishte pasur me një kushëri të tyre i kishte thënë po të njëjtën version se do të takonte një shok pasi kishte punë me të.
Pas orës 20:00 të së premtes humbëm cdo kontakt me të deri në këto momente ( e hënë 31 gusht)“
Familjarët tregojnë itinerarin e lëvizjeve të 29 vjecarit gjatë së premtes. “Paraditen ishte në Radhimë për të bërë plazh dhe më pas pasdite rreth orës 17. 00 është takuar me një shok me të cilin ka bërë dhe shkëmbimin e makinës”- Vazhdon dëshminë vëllai i biznesmenit.
Ky është dhe takimi i fundit që familjarët kanë mësuar të ketë bërë 39 vjecari dhe pas telefonatës së orës 20:00 nuk është mësuar më asgjë, ndërsa polici ka marrë në pyetje "shokun" e Gencit.
Firma e ndërtimit që Genc Habazaj dispononte në Aquila të Italisë mbante emrin “HG Costrucione”
Fakti që vëllai kishte dalë nga banesa pa pasaportë, pa patentë dhe pa makinë vërtetonte se ai nuk mund të jetë larguar nga Shqipëria, por hedhin dyshimin se mund të jetë rrëmbyer.
“Për mua nuk ka ndonjë dyshim tjetër, përvecse një pabesie shoqërore, një kurthi të ngritur për të rrëmbyer para. Ju bëj apel të gjithë njerëzve, miqve, shokëve dhe të ndonjë antishoku, pseudomiku të bëhet njeri, familjar. .... se dua ta shikoj vëllanë të gjallë. “