E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj sot para medias: Pse tërhiqem nga gara

Deputeti socialist Arben Malaj pritet të japë dhe arsyet e tërheqjes së tij nga gara për kreun e PS-së, në një konferencë për shtyp sot në orën 12.00. 

TIRANE- Deputeti socialist Arben Malaj, i cili në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së të zhvilluar të shtunën paraqiti platformën për të konkuruar për postin e kryetarit të PS-së, pritet të komunikojë sot vendimin e tij për t’u tërhequr nga gara.

Malaj ka paralajmëruar një konferencë për shtyp sot në orën 12.00 në hotel “Tirana”, jashtë ambienteve të selisë rozë, ku pritet të japë dhe arsyet e tërheqjes së tij nga gara.

Të shtunën Malaj akuzoi kreun në detyrë të PS-së Edi Rama se i trajton konkurentët politikë si armiq të tij”. Gjatë prezantimit të platformës së tij para 1500 delegatëve të Kongresit Malaj tha se PS duhej të mbante derën hapur për cdo parti të spektrit të mahtë dhe nëse ai do të zgjidhej kryetar do të zgjaste dorën e bashkëpunimit me LSI-në.

Në garë për postin e kreut të PS-së janë Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Kandidatët do të votohen në parimin një anëtar një votë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›