Sejdiu uron nxënësit e Kosovës për vitin e ri shkollor
“Nesër është 1 shtatori, dita kur nis viti i ri shkollor. Rreth 500 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin, do t’u rikthehen bankave shkollore për ta vazhduar betejën e madhe për thellimin dhe nxënies e njohurive të reja. Sivjet, në bankat e shkollës do të ulen për herë të parë rreth 36 mijë nxënës të klasës së parë. I përgëzoj ata në mënyrë të veçantë, duke iu dëshiruar hyrje të suksesshme në botën e madhe të dijes, të cilën po e nisin sot”, shkruan Sejdiu në urimin e tij.
Gjatë viteve më të rënda të historisë së Kosovë, në dekadën e fundit të shekullit XX-vijon më tej mesazhi-mësuesit, arsimtarët, nxënësit dhe prindërit e tyre e mbajtën me vullnet, me vetëdije dhe me atdhedashuri të pashoqe shkollën shqipe.
“Ata meritojnë dhe do ta kenë përherë mirënjohjen tonë për sakrificat e shumta, të cilat mundësuan që shkolla jonë të mbijetojë. Tani, në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, është koha që shkollat tona të punojnë për ngritjen e cilësisë, në mënyrë që nxënësit tanë të pajisen me dije bashkëkohore dhe të jenë konkurrentë të denjë me bashkëmoshatarët e vet kudo në botë. Por, që të arrihet ky synim madhor, institucionet e Republikës duhet t’ua krijojnë nxënësve dhe mësimdhënësve kushtet dhe mundësitë e duhura për zhvillimin e procesit arsimor sipas standardeve më të përparuara të kohës”, përfundon urimi i presidentit kosovar.