Topi dekreton: Seanca e parë e Kuvendit më 7 shtator
“Mbledhja e parë e legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e hënë, datë 07 shtator 2009, ora 18.00”, shkruhet në dekretin për thirrjen e Kuvendit të nëshkruar nga Topi.
Në Parlamentin e ri do të jenë të pranishëm 140 deputetë, 70 prej të cilëve të djathtë, katër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të bashkuar në mazhorancën e re të udhëhequr nga Partia Demokratike, dhe 66 deputetë të koalicionit të majtë, të drejtuar nga Partia Socialiste.