Liderë të politikës në Maqedoni në listën e zezë amerikane
Një numër i madh liderëve të forcave politike në Maqedoni do të vazhdojnë të mbeten edhe për një vit në listën e zezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër ta bëjnë pjesë: Kryetari i partisë "Të Bashkuar për Maqedoninë", Ljube Boshkovski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Xhevat Ademi, eshumë poliitikanë të tjerë. Sipas Shtëpisë së Bardhë këta persona ndodhen në listën e zezë për shkak të aktiviteteve ekstremiste të ndërmara prej tyre në Republikën e Maqedonisë. "Po sipas administratës amerikane këta persona asistojnë, sponsorizojnë ose mbështesin dhunën në Maqedoni dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor", shkruan agjensia e lajmeve "Telegraf". Në këtë listë gjenden edhe shumë persona nga vendet e tjera të rajonit që rrezikojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Daytonit dhe të rezolutës 12 44 për Kosovën. Për herë të parë lista e zezë amerikane u publikua më 26 janar të vitit 2001. Përfshirja në 'Listën e zezë' nënkupton bllokimin e hyrjes së këtyre personave në territorin amerikan si dhe ngrirje të fondeve të institucioneve financiare amerikane. Pjesë e kësaj liste ka qenë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Por në vitin 2003, me vendim të administratës së presidentit George Bush, emri i tij u hoq nga lista e personave që promovojnë ekstremizëm. Deri tani kjo listë ka pësuar disa herë ndryshime. Vendimi i presidentit amerikan Barack Obama për vazhdimin e sanksioneve është vendosur edhe në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë.