OKB nis operacion masiv për ndihmat

Kombet e Bashkuara fillojnë një operacion masiv për shpërndarjen e ushqimeve në kryeqytetin e Haitit, Por-au-Prince, pothuajse tri javë pas tërmetit shkatërrimtar.
Gjashtëmbëdhjetë pika shpërndarëse janë ngritur në qytet, me qëllimin që gjatë dy javëve, të marrin ndihma 2 milionë vetë.
Ky hap u njoftua pasi mjekët shprehën shqetësim për mdalimin e evakuimit të të plagosurve rëndë për në Shtetet e Bashkuara.
Në një zhvillim tjetër, dhjetë amerikanë janë ndaluar nga autoritetet me dyshimin se po përpiqeshin që të nxirrnin fëmijë në mënyrë të paautorizuar jashtë vendit.
Një zëdhënës për qeverinë e Haitit, Yves Cristallin tha se amerikanët ishin kapur me mbi 30 fëmijë në kufirin me Republikën Dominikane, ku ata thonë se kanë një jetimore.
Grupi nga organizata bamirëse me seli në Idaho, New Children's Refuge i tha BBC-së se ata donin t'i merrnin fëmijët e mbetur jetim nga tërmeti në një jetimore në Republikën Dominikane.
Vetëm gra
Programi Botëror për Ushqimin (WFP) tha se kishte ngritur qendra të palëvizshme për shpërndarjen e ushqimeve që do të nisë të dielën.
Vetëm gratë do të lejohen që të marrin ndihma, pasi sipas WFP, kjo ka provuar të jetë rruga më e mirë që ndihmat t'u shkojnë atyre që kanë më shumë nevojë.
Burrave do t'u kërkohet që të presin jashtë qendrave të shpërndarjes së ndihmave për të shoqëruar gratë pasi të kenë marrë racionet, sepse gratë e pashoqëruara mund të bëhen pre e sulmeve.
WFP tha se do të punonte me autoritete lokale që burrat të cilët kanë nevojë për ndihmë, të mos përjahstohen nga procesi.
Të shtunën organizata e OKB-së nidi të shpërndajë kuponat e ushqimeve për pikat e shpërndarjes.
Çdo familje do të marrë 25 kg oriz për dy javë.
'Fëmijët do të vdesin'
Një mjek amerikan i tha BBC-së se dhjetëra vetë të lënduar gjatë tëërmetit mund të vdesin nëse SHBA nuk risis fluturimet emergjente të evakuimit.
"Pasojat- për fëmijët...dhe disa të riitur - janë se do të vdesin," i tha BBC-së Barth Green, mjek në një spital të ngritur në aeroportin e kryeqytetit.
Ushtria amerikane i ndaloi të gjithë fluturimet drejt Floridës të dielën.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se ky hap ishte ndërmarrë për arsye logjistike, jo për shkak të një mosmarrëveshje rreth kostops së mjekimit, si ishte njoftuar më herët.