Lala: Kuzhe nuk ka faj, kemi bërë shumë gabime
TIRANE-Futbollistët e kombëtares duket se qëndrojnë në krah të Josip Kuzhe përsa i përket të ardhmes së tij në stolin kuqezi. I pyetur nëse tekniku kishte gabuar në ndeshjet e fundit, kapiteni Altin Lala doli në krah të kroatit, duke u shprehur se përgjegjësia më e madhe u shkon lojtarëve dhe jo trajnerit. “Nuk ka asnjë lidhje të fajësosh trajnerin për këto humbje, - deklaroi kapiteni kuqezi në konferencën e sotme përpara mediave. – Unë mendoj se në ndeshjen e parë me Francën bëmë një pjesë të dytë shumë pozitive, ndërsa në Paris u ndëshkuam nga gabimet individuale. Futbolli është një sport skuadre dhe nuk mund të fajësosh këtë apo atë për një humbje.
Në këtë rast madje them se përgjegjësia më e madhe është e lojtarëve që zbritën në fushë, sesa e trajnerit. Kishim gjithashtu dhe shumë mungesa”, shtoi mesfushori i Hanoverit. Një tjetër temë e prekur nga Altin Lala ka qenë ajo e gabimeve të përhershme që bën ekipi kombëtar, sidomos në prapavijë. “Në ndeshjen me Francën mendoj se u nisëm mirë, por edhe këtë herë ishin gabimet individuale që na ndëshkuan. Përherë kur bën gabime ndëshkohesh dhe ne nga kjo gjë e kemi pësuar gjithmonë, - shpjegoi Lala. – Ajo që më vjen keq nga ndeshja me Francën, është se ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe për të shënuar tre gola. Ishin gabimet tona që ua dhuruan dhe fituan shumë kollaj”. Në lidhje me edicionin, kapiteni i kombëtares deklaroi se ai do të kishte qenë pozitiv, në rast se do të kishim fituar ndaj Luksemburgut një muaj më parë. “Objektivi ynë ishte të linim pas Bjellorusinë dhe nëse do ta bënim këtë, do të ishte diçka shumë pozitive, - u shpreh Altin Lala. – Ajo humbje me Luksemburgun ishte shumë e keqe, si për rezultatin, ashtu edhe për kartonat dhe lojën që bëmë. Imagjinoni që nëse do të kishim fituar atje, sot do të luftonim për vendin e tretë, pasi një fitore me Rumaninë do të na e jepte këtë”, tha ai. Ndeshja e nesërme pritet të jetë e fundit për mesfushorin kuqezi, një nga lojtarët më të respektuar që kanë veshur fanelën e kombëtares. Bashkë me të pritet të largohen edhe emra si Ervin Skela apo Erjon Bogdani, por ky i fundit gjithsesi do të jetë në dispozicion të trajnerit të ri. “Me të kemi luajtur shumë vite bashkë. Shpresoj që Erjoni të bëjë një gol edhe ndaj Rumanisë”, deklaroi më tej Lala.
(d.b/BalkanWeb)