Londër, Big Ben si kulla e Pizës
Big Ben po humb qëndrueshmërinë e themeleve dhe është duke krijuar pendencë, jo aq sa kulla e Pizës, por mund të dallohet qartë me sy të lirë. Deri tani ka arritur një pjerrtësi rreth gjysmë metri nga pika e tij më e lartë.
Mirëmbajtësit e orës 96 metër të lartë thanë se janë duke e monitoruar lëvizjen që prej vitit 1999. Sipas llogarive të tyre, procesi është përshpejtuar që nga viti 2003. Para asaj periudhe ishte duke lëvizur me 0.65 milimetër në vit. Tani vlera është rritur në 0.9 milimetër në vit.
Mirëmbajtësit shpjegojnë se lëvizja nuk përbën ndonjë problem urgjent: “Ekspertët tanë besojnë se do të kthehet në problem pas 4 mijë vitesh, ndoshta edhe 10 mijë.” Ata nuk e dinë arsyen e këtij përshpejtimi dhe nuk ka asnjë provë reale mbi cfarë e ka bërë të rritet këtë shpejtësi. Sipas një teorie, mendohet se përshpejtimi ka ardhur si pasojë e zgjerimit të metrosë së Londrës.
(a.h/BalkanWeb)