E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen Ubuntu 11.10 “Oneiric Ocelot”

Vjen versioni 11.10 i sistemit operativ Ubuntu, më i famshmi nga gjithë versionet e tjerë të ndërtuar mbi platformën Linux (sistemi operativ i hapur dhe falas). Ai lindi në vitin 2004 si sistemi i parë Linux i menduar për masën dhe për një përdorues që nuk ka njohuri të gjëra mbi informatikën, kujtojmë që sistemet Linux deri atëherë përdoreshin vetëm nga ekspert të sektorit.

Axhornimet e shpeshta dhe versionet e reja që i sillen publikut cdo gjashtë muaj duke iu shtuar sigurisë së latë dhe mos ekzistencës së viruseve për sistemet Linux, e bërën Ubuntu-n sistemin e preferuar nga më tepër se 12 milion përdorues në të gjithë botën.

Versioni 11.10 i kodifikuar me emrin “Oneiric Ocelot” (gatopardi imagjinar) është një ndër versionet më të qëndrueshëm dhe të kompletuar, i cili ka të gjitha cilësitë për të sfiduar sistemet e konsoliduar si Microsoft Windows dhe Mac Os X.

Versioni i ri vjen me një qendër të të programeve të rinovuar, e cila e bënë më të thjeshtë për përdoruesin kërkimin në mijëra programet falas dhe me pagesë.

Objektivi i ri i drejtuesve është të tërheqin sa më shumë zhvillues programesh me anë të portalit të ri të krijuar për ta, developer.ubuntu.com, bë të cilin shpjegohet si të ndërtosh dhe të fusësh një program të ri në qendrën e programeve (Software Center). Qëllimi është të rritet cilësia e programeve dhe të jenë më të integruar dhe homogjen me sistemin.

Një tjetër risi është “Deja Dup”, një program për ruajtjen e informacioneve që funksionon si “Time Machine” i Apple. Informacionet mund të ruhen në hard-diskun e kompjuterit apo në një të jashtëm ose edhe në rrjet në llogarinë tuaj UbuntuOne.

Për ata që e kanë përdorur Ubuntu-n edhe më par ka edhe një tjetër surprizë, programi që do përdoret për email-et do jetë Mozilla Thunderbird.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›