E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, revolta qetësohet. Karamanlis: Nuk e jap dorëheqjen

Kryeministri grek, Kostas
Karamanlis, i ka refuzuar
thirrjet për zgjedhje të
parakohshme pas një jave dhune
nga ana e demonstruesve dhe
policisë në qytetet kryesore të
Greqisë. Gjatë fjalës së tij në takimin
e BE-së në Bruksel, ai tha
se vendit i duhet një dorë e sigurt
dhe e qëndrueshme në qeverisje
për të përballuar vështirësitë e
krizës ekonomike. Demonstrues
të maskuar janë përballur sërish
dje me policinë në qendër të
Athinës, duke hedhur gurë dhe
sende të forta, ndërkohë që burime
të policisë së kryeqytetit bënë
të ditur se ajo kishte mbetur gjatë
ditës së djeshme pa gaz lotsjellës
duke qenë se kishte harxhuar
gjatë ditëve të protestave të gjitha
rezervat që kishte pasur të
papërdorura prej vitesh. Për sa
i përket Kryeministrit të vendit,
Karamanlis, partia e të cilit është
në shumicë në vend, ai tha se
prioriteti i palëkundur i qeverisë
së tij ishte nxjerrja e vendit nga
situata e vështirë ekonomike dhe
kriza financiare dhe se ai u bënte
thirrje njerëzve të qetësoheshin
e të mos shkatërronin pronat e
qytetarëve, pasi kështu dëmet
ndaj vetes do të ishin shumë më
të mëdha. "Në këto kohë krize ne
përballemi me shumë sfida dhe
për të drejtuar vendin duhet një
dorë e sigurt dhe e qëndrueshme,
ndaj edhe unë e qeveria ime jemi
të gatshëm që të luajmë këtë rol",
ka deklaruar Karamanlis. Lideri i
socialistëve grekë, Xhorxh Papandreu,
bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme
në lidhje me rënien në
maksimum të besimit të njerëzve
te qeveria aktuale, pushteti i të cilës
është tronditur shumë gjatë javës
së fundit me revoltat që shkaktuan
dëme të mëdha ekonomike dhe
një dëm për sa i përket imazhit të
Greqisë në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›