Liderët e PS, më të pasurit e Shqipërisë - Elektorati i majtë, nga më të varfërit!
(E si mund të fitojë e Majta?)
Nga Pirro Prifti*
Kjo është e vërteta e hidhur. Ky është paradoksi shqiptar i të majtës. Kjo është e fshehta e liderëve të degjeneruar të së majtës, e cila nuk mund të tregohet haptas, e cila nuk mund të thuhet nga analistët e blerë të Top Channel e të News 24, dhe të ndonjë TV tjetër. Janë të pasur e të pandjeshëm o miq të majtë ndaj aspiratave tuaja, ndaj, problemeve tuaja, ndaj halleve tuaja. Janë të pashpirt e të pandjeshëm kur flitet për vogëlsira (ashtu siç thonë ata, drejtuesit e përjetshëm të së majtës shqiptare) të mbijetesës të cilat përsëritni ju çdo ditë në TV e në gazeta. Ju o miq, që jeni elektorat i majtë po ashtu si unë, a nuk po e shihni se si po shkatërrojnë strukturat e majta këta drejtues, a nuk po i dëgjoni se kryesore në programin e tyre elektoral është rrëzimi i Berishës, e se të tjerat nuk kanë rëndësi për ta, a nuk po e shihni se shtatë shtyllat (panelet(?!) mbi të cilat ka ndërtuar Kryetari Juaj, për të cilat foli dhe paraqiti nëpërmjet disa njerëzve të detyruar të uleshin aty në pallatin e Kongreseve- asnjë program ose projekt i cili me të vërtetë do t`ja ndryshojë faqen Shqipërisë në se e majta do të marrë pushtetin? E kuptoni se programet e tyre i kanë bërë njerëz pa identitet po ashtu siç thotë Fatos Nano? A e merrni vesh se projektet e tyre të vërteta janë dy: ajo e bërjes deputet me çdo kusht, dhe së dyti ajo e largimit të konkurrentëve të ndershëm nga partitë e tyre, të cilat janë privatizuar prej kohesh?
A e kuptoni se drejtuesit që prej 19 vitesh (e disa janë ende në krye tuaj por kanë qenë ish-ministra të PPSH) janë bërë po aq arrogantë, mendjemëdhenj, dhe smirëzinj po ashtu si ish-drejtuesit e tyre të PPSH? A e shihni se në disa njësi ose janë kandidatë për deputetë bijtë e ish anëtarëve të KQPPSH, dhe të farefisit dhe të afërmve të tyre?
A nuk po e ndjeni vallë se një nga mënyrat për t`ju fituar zemrën ju elektoratit të majtë,- ata i bien daulles së luftës së klasave dhe pikërisht paraqitjes së pozitës si armike në një kohë kur sot në demokraci nuk ka më armiq klasash, por partnerë, oponentë dhe opozitarë? A nuk po ftilloheni që dezinformimi është profesioni i vërtetë i tyre (që e kanë mësuar që në kohën e PPSH)? Le të mendojmë për një çast së e majta do të fitojë zgjedhjet dhe se PS&PSD do të drejtojë maxhorancën qeverisëse. Atëherë, po ju pyes o njerëz të mirë të elektoratit të majtë: akoma ju do të pranoni drejtimin e koalicionit të ri qeverisës me drejtimin, këshillat, urdhrat, arrogancën dhe hipokrizinë e të dy ish ministrave të PPSH akoma, të cilët e kanë futur nën vete jo vetëm Edi Ramin, por kanë mashtruar dhe dezinformuar të gjithë elektoratin e majtë për reformat që do të bëjnë?
E çfarë do të bëjnë? Ju a them u... (siç thotë labi)... ata nuk do të zbatojnë asgjë nga ato çfarë kanë shkruar e ju kanë thënë në recitalin e Pallatit të Kongreseve, ata nuk do të respektojnë asnjë premtim që kanë bërë e po bëjnë tashmë gjatë fushatës! Ata nuk do të përfundojnë asnjë nga reformat e ndërmarra deri tani nga koalicioni i sotëm sepse e quajnë faktikisht -koalicion armik, dhe si i tillë ata do të shpërdorojnë fondet për këto vepra që do të ndërtohen dhe janë duke u ndërtuar, pra do të dështojnë me vetëdije çdo gjë të ndërmarrë këto 4 vite. Rezultati? Europa do të bëhet përsëri dyshuese ndaj Shqipërisë për problemin e Integrimit. Atëherë me të vërtetë lind natyrshëm një pyetje që mund t`i ketë shkuar në mëndje shumë njerëzve të thjeshtë të elektoratit të majtë:
Së pari, Përse duhet tua japim votën përsëri disa ish ministrave të Partisë së Punës?
Së dyti, Përse duhet tua japim votën disa ish deputetëve të majtë të cilët i ranë me top gjatë qeverisjes së majtë (aq sa e pranuan vetë se një nga mangësitë më të mëdha të qeverisjes 2001-2005 ishte korrupsioni)? Së treti, përse drejtuesit aktualë të PS&PSD nuk duan që të kthehet Fatos Nano, nuk duan që të kandidojë Fatos Nano, që të jetë në elitën drejtuese të së majtës Fatos Nano? Së katërti, përse nuk kërkuan Gramos Ruçi dhe Skënder Gjinushi të jepnin vetë dorëheqjen sepse dhe ata ishin po aq fajtorë sa dhe Nano për humbjen e 3 korrikut 2005? Së pesti, përse këta individë (që duhet tu vijë turp, dhe shumë turp biles për kandidimin që bënë për të pestën herë për deputet edhe këtë mandat), vazhdojnë të përsërisin si papagallë që në Programin e tyre real i Koalicionit të majtë është slogani të largojmë Berishën dhe jo Bashkimi për ndryshim? Me kë do ta bëjnë ndryshimin këta zotërinj - fosile të së kaluarës që na kujtojnë në çdo çast diktaturën kur dalin në TV? Do ta bëjnë me G-99shat? Atëherë përse e prishi dhe e shpërbëu Rininë socialiste -FRESSH/në Eduini, dhe përse e lejuan këta ish ministra dhe disa drejtues ish komunistë të PS këtë gjë? Për të krijuar një Parti në të cilën do të gjenin rehat pasi të largoheshin nga PS e shkatërruar nga këta mosmirënjohës? Problemet janë të rënda vëllezër dhe motra, qytetarë të elektoratit të majtë. Shumë prej jush e shohin PS dhe të majtën si një strehë mbrojtëse dhe ashtu mund të jetë. Por si mund të jetë ajo mbrojtëse kur atë e drejtojnë njerëz ose ish komunistë të nomenklaturës komuniste ose njerëz që nuk kanë milituar aty ndonjëherë por u vunë në krye se ashtu e deshën interesat e disa individëve të ish nomenklaturës së kuqe? Si mund të fitojë një e majtë e përçarë totalisht, e cila nuk ka respekt për historinë e saj, e cila kërkon të udhëhiqet nga uzurpatorë e fashistë të rinj të cilët po e bunkerizojnë Tiranën, dhe të cilët vazhdojnë të gënjejnë pa turp e të dezinformojnë popullatën dhe elektoratin e majtë që.. gjërat në Shqipëri nuk po shkojnë siç duhet dhe po injorojnë arritjet që ka bërë Koalicioni ekzistues me gjithë të metat që ka? Mendoni se vetëm po të vijnë në fuqi Mos-mirënjohësit e së majtës do të venë gjërat në vend?
A e futën Berishën ata në burg me 1997?
A u futën në burg puçistët e 1998?
A nuk na lanë pa drita socialistët më 2001-2005?
A nuk na lanë pa ujë socialistët e 2001-2005?
Çfarë reformash bënë socialistët që po shkokan keq këtë 4 vjeçar?
Në shëndetësi? Apo në arsim? Apo në investime? Apo në infrastrukturë?
Atëherë del si logjikë e këtij argumenti: përse e humbën socialistët 3 korrikun? Nga që dy parti ikën me Saliun, apo se Koalicioni i Majtë nuk bëri asgjë të dukshme për popullin? Investimet e bëra nga koalicioni i majtë janë rreth 5 herë më pak s ato që po bën sot Koalicioni i djathtë.
Në përfundim, përse duan të marrin pushtetin të Majtët? Çfarë do të realizojnë ata? atë që nuk e kanë bërë të djathtët? Nuk kanë çfarë të bëjnë hë për hë, përveçse të korruptohen ashtu siç u korruptuan në 2001-2005.
Megjithatë e djathta ka disa reforma strategjike të pakryera. Le t`i kryejë e le ta fitojë edhe njëherë mandatin sepse e Majta ende nuk po na ofron ndonjë gjë të veçantë.
Në përfundim mund të them se para së gjithash se:
- E majta duhet të lajë hesapet me disa fosile të PPSH dhe disa servilë të tyre,
- E majta duhet të pranojë në gjirin e saj Liderin Historik të saj, me të mirat e të ligat e tij, sepse është një nga udhëheqësit e rrallë që ka dhënë dy here dorëheqjen-pra është i përgjegjshëm ende.
- E majta duhet të bashkohet nëpërmjet një kongresi gjithëpërfshirës.
Dhe më në fund, E majta të bëjë një Program real që të jetë më i mirë se ai i Koalicionit aktual dhe të afrojë zgjedhjet në mënyrë që të fitojë mandatin e ardhshëm. Me parulla idiote si kjo: të heqim Berishëm nuk shkon askërkund. Kjo parullë të kujton thirrjen plot humor dhe tragjedi të romëve të atëhershëm më 1981: Rroftë Partia, rroftë Enveri, se Mehmeti desh na theri.
*Analist