E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama i adresohet Botës Islame

Nga Orhan ZARSHATI
Presidenti Barak Obama e ka realizuar uverturën politike ndaj arabëve dhe muslimanëve, më përpara se të ulej në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; që gjatë fushatës së tij elektorale. Në mars të këtij viti ai uroi nëpërmjet një videomesazhi Nevruzin Persian, ose Vitin e Ri që kremton Irani; ndërsa intervista e tij e parë televizive si president iu dha jo një stacioni televiziv amerikan, por një rrjeti televiziv në gjuhën arabe, që drejtohet nga lidhja arabe, i quajtur al-Arabija. Për muaj të tërë analistët politikë kanë spekuluar lidhur me atë se cilin vend do të zgjedhë Presidenti Obama për të bërë adresimin e tij global të marrëdhënieve të tronditura, SHBA-Bota Islame. Më së fundi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftuan se ishte zgjedhur Egjipti si vendi për adresimin me një fjalim nga ana e Obamës, mbasi konsiderohet vendi që përfaqëson më shumë Botën Arabe, i quajtur zemra e saj. Barbara Slavin, ndihmës redaktore e menaxhimit të Uashington Tajmsit, mendon se Egjipti është një zgjedhje e shkëlqyer, mbasi ai vend për shekuj ka qenë qendra e mendimit intelektual islam.
Barbara Slavin ka thënë se Egjipti më duket si një zgjedhje shumë e mirë e administratës së Obamas, për disa arsye. Së pari Egjipti është vendi që ka një histori të gjatë përpjekjesh për vendosjen e paqes me Izraelin dhe realisht është qendra e Mendimit Islamik Sunni. Universiteti Al Azhar në Kairo është mbi njëmijë vjet i vjetër dhe njëkohësisht instituti më i rëndësishëm teologjik islam në Botën Islame Sunni, kështuqë është mjaft kuptimplotë ti adresohesh veçanërisht muslimanëve sunni. Gjithashtu Barbara Slavin mendon se SHBA-të problemet më të shumta i kane me Botën Islame Sunni. Kjo gjithashtu është një mënyrë për të mbështetur lidhjet e SHBA me Egjiptin, të cilat po kalojnë një periudhë vështirësish, vazhdon Barbara Slavin. Presidenti Mubarak, është në fuqi që nga viti 1981, mbas pak vitesh ai do të largohet nga skena politike dhe ndoshta do tia kalojë presidencën të birit; përfundoi Barbara Slavin.
Por këtu kemi të bëjmë me disa dizavantazhe. Për 28 vjetët e shkuara Egjipti është drejtuar nën emergjencën e ligjeve, të cilat kanë shkurtuar, ose pezulluar disa liri të njeriut. Të paktën 8000 të burgosur politikë mbahen ende në burgjet e Egjiptit; vejnë në dukje analistët. Organizatat e të  drejtave të e njeriut kërkojnë dhe shprehin shpresën se gjatë vizitës së Presidentit Obama në Egjipt, ai do ta bëjë të qartë se mbështet popullin egjiptian dhe aspiratat e tij për të drejtat themelore,për dinjitetin dhe liritë e njeriut. Nga ana tjetër ka dhe një sërë interesash legjitime dhe globale të SHBA kundrejt rajoneve me shumicë muslimane, të cilat kërkojnë vëmendjen e tyre dhe bashkëpunimin e suksesshëm regjional.
Ndryshe nga ish Presidenti Bush, që hante iftarin me përfaqësues të komuniteteve islame të SHBA, por nuk i shmangej qëndrimeve jo racionale kundër Islamit, Presidenti Barak Obama, ka përqafuar një rrugë thelbësisht më racionale për trajtimin e problemeve të lindura në mes Amerikës dhe Botës Islame.
Matias Ryb, nga e përditshmja prestigjioze gjermane Frakfurter Allgemeine Zeitung, sqaron: Obama aktualisht duhet ti adresohet dy problemeve në Lindjen e Mesme. Para së gjithash është problemi dhe përpjekjet për paqe në mes Izraelit dhe Palestinës, i cili ka ngecur prej shumë kohësh. Se dyti është çështja e Iranit. Kështuqë Obama duhet të kërkojë mbështetjen e Botës Arabe, që nga Arabia Saudite deri tek Egjipti, madje deri tek Maroku dhe Afrika e Veriut islame, kundër Iranit që po përpiqet të zotërojë armët bërthamore.
Matias Ryb vazhdon duke thënë se ashtu si në Turqi, fjalimi i Obamas në Egjipt, paraqet një mundësi tjetër për të përmirësuar imazhin e thyer të Amerikës  në Botën Arabe dhe atë Islame. Ashtu siç Presidenti Obama tregoi në fjalimin e mbajtur në prill para Parlamentit Turk; marrëdhëniet strategjike të Amerikës me shtetet islame nuk mund të mbështeten ekskluzivisht në një opozicion të përbashkët me to ndaj Al Kaedës. Ato duhet të mbështeten në interesa të tjera të ndara dhe në respektin e ndërsjelltë. Ashtu siç e ven në dukje edhe Barbara Slavin nga Uashington Tajms, ky ndoshta është ndryshimi me sinjifikativ strategjik i Barak Obamas, që ai e ka futur si rrugë të zgjedhur së tij për të përmirësuar marrëdhëniet:  SHBA-Bota Islame.            
Presidenti Obama ka përcaktuar tashmë një mënyrë tjetër, të ndryshme nga ajo e administratës së Bushit, për tiu adresuar Botës Islame, thotë Matias Ryb. Ai përdor një gjuhë me shprehje të tilla, si: respekti i ndërsjelltë; ai flet për të shkuarën e tij, si për bekgraundin e dikuj, që e ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së  në një vend musliman. Ai përpiqet të gjallërojë idenë jo se Amerika lufton fundamentalizmin islamik,ose se ajo lufton terrorin,porse Amerika kërkon të merret me ekstremizmin dhe këtë ta bëjë duke qenë e moderuar kundrejt të gjitha bindjeve fetare në botë.
Nuk na duhet se sa shumë Barak Obama thotë, por si ai i thotë ato; vë në dukje Nadia Bilbassy, kryekorrespondentja e lajmeve në Qendrën për Radiopërhapje e Lindjes së Mesme, me vendndodhje në Uashington DC. Më tej ajo vazhdon:
Unë po e shikoj se si ai vepron për tiu drejtuar Botës Islame. Ne e kemi kuptuar, që ai është një komunikues shumë efektiv, deri tani ai ka tërhequr vëmendjen vetëm për gjëra të drejta dhe ka folur për to që nga fillimi. Ai po punon të japë dhe ta bëjë të kuptueshëm mesazhin se Amerika nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në luftë me Islamin, ai dëshiron të largojë nocionin se Perëndimi  është  për përplasje të qytetërimeve me Botën Islame; më tej vazhdon Nadia Bilbassy, unë mendoj se Obama është fokusuar për të hapur një faqe të re. Së fundi, sipas Nadia Bilbassy, muslimanët shpresojnë që retorika pozitive e Presidentit Obama të përkthehet në politika pozitive të njëjta kundrejt komuniteteve muslimane në të gjithë botën.

 

Last Updated on Wednesday, 03 June 2009 13:26

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›