Replikë: Zoti Hajredin Danush, nuk zgjidhen pronat, me llapaqenllëk
Nga Bashkim KOPLIKU
Në vijim, replika ime ndaj shkrimit të Hajredin Danushit, me titull Një përgjigje fenomenit antikombëtar dhe antidemokratik Bashkim Kopliku, botuar në gazetën SOT, më datë 2.6.2009.
* * *
Zoti Danushi, si dhe ju z. Sulstarova: i filloni gjithnjë shkrimet tuaja publike, duke sharë e shpifur për të tjerët, bile që në titull. Pastaj, kur të tjerët detyrohen tju përgjigjen, bëni viktimën: sikur janë të tjerët që ju paskan rënë në qafë ju. Jo zotërinj, nuk ju kam sharë fare, bile nuk jam marrë me asnjërin prej jush personalisht. Vetëm kur ju keni sharë e shpifur ndyrësisht, atëherë thjesht jam detyruar tju përgjigjem, por edhe atëherë jo me monedhën tuaj, jo me shpifje personalisht ndaj jush.
Ju, në vend që ti përgjigjeni debatit politik, keni kaluar në sulme personale me sharje, shpifje, biografi të të afërmve të mi. Nuk ka as dhe një sharje a shpifje ndaj jush, nga unë. Ju gënjeni: nuk jeni në gjendje të citoni një vend ku unë të kem thënë për ju, ato që shkruani ju - kam qenë i kujdesshëm që edhe kur keni bërë llapaqenin, të merrem jo me kush jeni ju (e aq më pak me kush janë të afërmit tuaj), por thjesht jam përgjigjur me si është, si tingëllon ajo që keni thënë në atë moment.
Më duket se ju jeni bërë llapaqenë, thjesht sepse unë kam mendime të kundërta me ju - nuk ju njoh në sjelljet tuaja personale, që tju akuzoj se jeni llapaqenë gjithnjë. Por më lejoni të shmangem pak nga qëndrimi super - korrekt imi, dhe tju kujtoj një gjë që ka të bëjë me ju personalisht: njerëzisht, shqiptarisht do të duhej që edhe personalisht ju, po po ju, të më falënderonit për ato që kam bërë për ju - e përsëris, edhe personalisht unë. Nejse, kërkoj të falur për këtë shmangie, sepse nuk do të duhej tju kërkoja fare llogari sepse nuk jeni të njerëzishëm me mua personalisht: mjafton të jeni korrekt me lexuesin e gazetës SOT.
Ju këshilloj ta lini llapaqenllëkun, marrjen me sharje e shpifje ndaj një personi konkret, ndaj meje, dhe të kaloni në debat idesh dhe mënyrash zgjidhjeje taktike dhe politike, të problemit të pronave.
Unë po e ndërpres, tani për tani, përgjigjen ndaj llapaqenllëqeve tuaja, dhe po i përgjigjem vetëm ideve, doktrinës sime që lidhen me pronën në rastin konkret të Shqipërisë.
* * *
Mendoj se janë pronarë të vjetër, jo vetëm pronarët e tokave, por edhe pronarët e lirisë së tyre, e zanatit të tyre, e xhevahireve dhe e parave të tyre etj. Përpiqem për të gjithë pronarët e vjetër, edhe për këto tri grupe pronarësh në vijim.
1- Të përndjekurit politikë, që iu mor jeta, rinia, familja nga komunizmi, edhe ata ish-të përndjekur që nuk kanë pasur asnjë metër katror tokë në pronësi.
2- Të sekuestruarit nga komunizmi, qoftë dhe me të ashtuquajturat tatime të jashtëzakonshme, të cilët ani se nuk kishin në pronësi asnjë metër katror tokë, por ju morën gjëra të tjera që kishin në pronësi, si para, xhevahire, automobila, pajisje shtëpiake etj.
3- Punonjësit e Shqipërisë, gjatë viteve 1945-1991, të cilëve komunizmi u vodhi djersën e mendjen e tyre, duke i shpërblyer ma paga mizerabël. Këtu përfshij jo vetëm banorët e qyteteve, por edhe ata të fshatrave, kooperativistët, punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore bujqësore etj. Po, unë jam në ideatorët e ligjit 7501, mbase dhe kryesori. Po të kthehesha mbrapsht në vitin 1991, prapë do të mbaja të njëjtin qëndrim; do tu thosha po të njëjtën gjë që u kam thënë atëherë socialistëve: ndryshojeni projektligjin që fshatarët ta marrin tokën në pronësi, pra të bëhen pronarë, dhe jo ta kenë pronën në përdorim siç ishte projekti. Vetëm me tokën në pronësi të fshatarëve, ne të PD-së do ta votojmë ligjin. Jam i bindur që kam pasur të drejtë: ajo ishte zgjidhja më e mirë në rastin specifik të Shqipërisë.
Që nga viti 1991, them, shkruaj e mbaj pothuaj të njëjtin qëndrim. Kam mbi 35 shkrime të botuara që trajtojnë zgjidhjen e problemit të pronave, e qindra debate parlamentare, qeveritare e në takime kombëtare e ndërkombëtare.
Po e mbyll me pjesë nga një shkrim imi i para më se një viti, ku sqaroj më hollësisht qëndrimin tim të përgjithshëm ndaj pronave, doktrinën time, që shkurtimisht e përmenda më lart.
Shpërndarja e drejtë e pasurisë shtetërore
Ia vlen të rikujtojmë doktrinën mbi bazën e së cilës PD-ja pati ndërtuar ligjet që qenë në themel të denacionalizimit të pasurive të shtetit shqiptar në gjysmën e parë të viteve 90.
Analogjia e shtetit komunist shqiptar, me një kompani, ka qenë bazë e doktrinës sipas së cilës u bënë ligjet e shpërndarjes së pronës së shtetit. Shteti komunist shqiptar, në vitin 1991, u imagjinua si një kompani që po e quajmë kompania SHK (e shtetit komunist). Aksionarët (ortakët, bashkëpronarët) e kompanisë SHK, janë të gjithë shqiptarët gjatë periudhës së regjimit komunist, nga 1945 deri në 1991. Kjo analogji na lejon të përdorim principet e trajtimit të pronës së kompanive.
Disa shtete të tjera (si Hungaria, Çekia etj.) kanë bërë analogji me një sipërmarrje pronarësh që kanë bashkuar provizorisht përpjekjet e tyre, por jo pronat e tyre. Kjo analogji mund të bëhesh në rastin e tyre, mbasi qytetarët e atyre shteteve të kishin arritur që pronat e tyre ti mbanin pjesërisht në pronësi private, ose të identifikuara qartë dhe të lidhura ngushtë, qoftë faktikisht, qoftë së paku emocionalisht, pothuaj përgjatë të gjithë periudhës së tyre komuniste. Kjo analogji nuk shkonte për rastin tonë.
Në Shqipëri, ne lejuam një variant shumë të egër të komunizmit, të shoqëruar me një harresë totale të pronës private. Prandaj, ne pak mund të përdornim analogji me shtetin komunist si sipërmarrje pronarësh të veçantë privatë, dhe prandaj analogjia mbizotëruese dhe më e përshtatshmja ishte kompania. Ne shqiptarët kishim lejuar komunizmin të shtetëzonte (nacionalizonte) çdo gjë e që fare herët: bëmë kolektivizim e shtetëzim deri edhe të pulave të oborrit të fshatarit; kishim një harrim të marrjes me pronën, të pronarëve të vjetër, deri dhe në falje vullnetare të pronës; kishim arshiva të mangëta të pronësisë; kishim një zyrtar tejet të korruptuar dhe të paaftë, saqë dublimet e pronave e bënë Shqipërinë trefishin e asaj që është. E thënë më shkurt, ne shqiptarët me Enverin në krye, kishim ndjekur pronën private, shumë më pak se pronarët e vendeve të tjera: ne ishim më të ngjashëm në këtë gjë, me rusët me Stalinin e tyre, bile dhe ua kaluam për të keqe, pas vitit 1961.
Le ti drejtohemi analogjisë me kompaninë. Një kompani formohet mbi bazën e kontributit të secilit nga aksionarët e saj. Kontributet janë të formave më të ndryshme, qoftë në lekë, qoftë dhe në natyrë, në tokë, shtëpi etj. Pas marrjes së kontributit nga kompania, ai, kontributi shkrihet me të gjithë pasurinë e kompanisë, pra nuk ruhet identiteti i tij kjo tokë është e filanit, apo kjo bizhuteri e filanit. Ajo që ruhet dhe shënohet, është vetëm vlera e kontributit në momentin e futjes në kompani: filani dha kaq pare kontribut: çdo kontribut transformohet në një vlerë në para.
P.sh., kompania më e thjeshtë do të ishte ajo në mes Pashku (ish-pronari), Fuati (ish-punonjësi i fermës) dhe Bertit (ish-të burgosurit). E zëmë se këta kontribuuan përkatësisht si vijon, i pari me tokë me vlerë 10 milionë pare; i dyti me pjesë të pagës së mbajtur gjatë gjithë jetës nga kompania, dhe kjo e zëmë me vlerë 10 milionë; i treti me pagën që për një periudhë i mbajti pothuaj tërësisht nga kompania, edhe kjo me vlerë 10 milionë: pra të tre njësoj, e gjithsej 30 milionë pare.
Kur kompania shpërndan pasurinë e vet (p.sh. sepse falimenton etj.) i jepet çdo aksionari një vlerë në përpjesëtim me kontributin e tij. Në shembullin tonë të mësipërm, nëse Pashku, Fuati dhe Berti, do ta shpërndanin pasurinë e kompanisë së tyre, secili do të merrte një të tretën e vlerës së pasurisë së kompanisë në momentin e shitjes, e mbylljes. Nuk është e thënë që Fuati dhe Berti të marrin paret e veta, dhe Pashku të marrë tokën e vet. Si rezultat i aktivitetit, vlera e pasurisë së kompanisë mund të jetë fare e ndryshme nga vlera 30 milionë që kishte kur u krijua (edhe kompania S