Liderët evropianë takohen në mesin e krizës së bondeve

Me shumë gjasa, shkruan “BBC”-ja, Merkel-Monti-Sarkozi nuk do të flasin vetëm për Italinë.
Gjermania dhe Franca aktualisht kanë mosmarrëveshje lidhur me eurobondet. Franca është dakord që ato të lëshohen nga eurozona si një e tërë, ndërkohë që Gjermania thotë se secili vend duhet ta bëjë këtë për vete.
Të mërkurën, Gjermania shiti vetëm 3.6 miliardë euroobligacione me afat maturimi 10-vjeçar, nga 6 miliardë euro që ishin në ofertë.
Gjermani e ndjen veten të sigurt, dhe prandaj nuk pranon të marrë përgjegjësitë e të gjithë eurozonës. “Por, as Gjermania nuk mund të jetë e sigurt për një kohë të gjatë nëse kriza thellohet”, thekson korrespondentja e “BBC”-së Stephanie Flanders.
Edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso kërkon që vendet e eurozonës të lëshojnë bonde të përbashkëta. Në këtë mënyrë, mund të merrte kredi me interesa të ulëta jo vetëm Gjermania që paraqitet si e sigurt por edhe Italia e Spanja që shihen me dyshim.
Gjermania kundërshton fort duke thënë se bondet e përbashkëta mund të ulin presionin mbi qeveritë e vendeve evropiane për të reduktuar borxhet./Start/F. P/
2011-11-24 10:30