Lideri i opozitës Nemcov do kthehet në Rusi

Lideri i opozitës ruse Boris Nemcov deklaroi se do të kthehet në Rusi, megjithëse i është ndaluar për të mos u larguar nga Strasburgu për 6 muaj.
Nemcov theksoi se për kufizimet e udhëtimit ka mësuar nga avokati i tij të mërkurën, ndërsa po qëndronte në Strasburg në një forum për demokracinë.
Ai tha se kryeministri Vlladimir Putin po “hakmirrej” për shkak të bashkë-udhëheqjes së Parnasit, një partie të vogël opozitare, të cilës iu mohua regjistrimi në muajin e kaluar.
Zyrtarët e Moskës, hodhën poshtë informacionet se është lëshuar urdhër ndalimi për Nemcovitin.