E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali në Itali, Tremonti për Burnetën: Është idiot

Gazeta italiane, "La Repubblica" ishte e vetmja që mundi të filmonte skandalin që ndodhi në një konferencë të përfaqësuesve të qeverisë italiane.
 

Ministri i ekonomisë, Xhulio Tremonti prezantoi manovrën ekonomike për të shpëtuar nga kriza e cila sapo ishte firmosur nga presidenti italian. Në konferencën e prezantimit ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
 

Në kohën që fjalën e mori përgjegjësi për Veprimtaritë Publike, Renato Bruneta, Tremonti duket se e ka humbur durimin dhe duke menduar se kishte mikrofonin e fikur, i është drejtuar llogaritari të shtetit Mario Kancio duke i folur për Brunetën:
 

"Është idiot, kjo është ndërhyrje tipike vetëvrasëse", ka thënë Tremonti pa menduar se gjithçka do të bëhej publike brenda pak minutave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›