SHBA, shqiptari kërkonte të vriste ushtarët amerikanë

“Një shqiptar nga Kosova me banim në New York, ka udhëtuar matanë opeanit, për tu stërvitur me grupime ekstremiste të Al Kaedës dhe për të vrarë trupat ushtarake amerikane. Me qëllimin e vetëm, të vdesë si një martir për Islamin”. Kjo është akuza e formuluar nga prokurorët federalë në SHBA-ve, në nisjen e këtij procesi gjyqësor kundër Betim Kaziut.
23 vjeçari me origjinë shqiptare, është një qytetar amerikan që u arrestua në vitin 2009, dhe u akuzua se do të vriste amerikanë që shërbenin në zona të nxehta si Afganistan, Irak dhe në Ballkan, pas stërvitjes me Al Kaeda. “Al Kaeda dhe të tjera organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për aksione”, tha zëvendësprokurori Seth DuCharme, gjatë argumenteve në hapje të procesit në gjykatë. Ai shtoi në këtë drejtim, se shqiptari Betim Kaziu i është përgjigjur kësaj thirrjeje.
Zv.prokurori theksoi se një nga një kërkim i imtësishëm në kompjuterin e Kaziut, u zbuluan video të regjistruara të stërvitjeve dhe leksione të militantëve të Al Kaedas, dhe në video shfaqej edhe Osama Bin Laden”, tha DuCharme. Kaziu, një ish portier në një ndërtesë, është akuzuar për tentativë vrasjeje jashtë SHBA-ve, si dhe për garantim informacioni ndaj terroristëve. Nëse vërtetohen akuzat, ai und të dënohet me burgim të përjetshëm.