Duhanpirja vret 650 mijë persona në mbarë botën
cigarja.jpg)
Çdo vit, duhanpirja vret 650 mijë persona në mbarë botën, ku vetëm në Itali, rezulton se arrihet një shifër që prek 80 mijë persona. Për t`u përmendur janë dhe shpenzimet që kanë të bëjnë me duhanin, të cilat kalojnë shifrën e 7,5 miliardë eurove.
Një tjetër informacion që ka ndryshuar me kalimin e kohës është dhe mosha mesatare e nisjes së tymosjes së duhanit, ndërsa kjo moshë tashmë ka arritur tek 13-vjeçarët. Këto informacione janë bërë publike pas një takimi, të zhvilluar me përfaqësues dhe ekspertë të “Observatorit të Shëndetit Ndërkombëtar”.
Në raportet e mëhershme, sipas një studimi të parë global të kryer një vit më parë, mbi efektet e duhanpirjes pasive, u raportua se ajo shkakton 600 mijë të vdekur çdo vit. “1 në 3 viktima janë fëmijë, që zakonisht janë të ekspozuar ndaj tymit në shtepi”, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Studimi i shtrirë në 192 vende, zbuloi se duhanpirja pasive është veçanërisht e dëmshme për fëmijët, që mendohet se rrezikohen nga vdekje të papritura , pneumonia dhe azma. Duhanparja pasive shkakton sëmundje të zemrës, të rrugëve të frymëmarrjes dhe kancer në mushkëri.
Përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklarojnë se janë kryesisht të shqetësuar për 165 mijë fëmijë që humbin jetën nga infeksione, që vijnë si pasojë e tymit të cigares në Azinë Juglindore dhe Afrikë. Sipas studimit ky grup është më i ekspozuari ndaj duhanpirjes pasive se çdo grup tjetër. Gjithashtu mushkëritë e fëmijëve që thithin tymin e cigares mund të zhvillohen më ngadalë.
Në rang botëror 40 për qind e fëmijëve, 33 për qind e meshkujve joduhanpirës dhe 35 për qind e grave joduhanpirëse, janë ekspozuar ndaj duhanpirjes pasive në 2004. Sipas studimit numri më i madhë i njerëzve të ekspozuar nga duhanpritja pasive janë në Europë dhe Azi.