E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusi ekzekutohet autori i bombes ne metro

Një nga të akuzuarit për bombën e vendosur në Bjellorusi vitin e kaluar, Vladislav Kakaljou është ekzekutuar me dënimin me vdekje. Kakaljou akuzohet për sulmin vdekjeprurës me bombë në metron e kryeqytetit të Bjellorusisë, në të cilin 15 vetë u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën rëndë.
Të afërmit konfirmojnë së Vladislav Kovaljou u qëllua me pistoletë, pasi presidenti i  Bjellorusisë Alexander Lukashenko nuk pranoi ta falë atë. Presidenti gjithshtu nuk pranoi të falë as bashkëpunëtorin, Dmitri Kanavalua.
Të dy 25-vjeçarëve u është dhënë dënimi përfundimtar nga Gjykata e Lartë në Bjellorusi, që është i vetmi  vend në Europë që ende ka dënimin me vdekje.
Dje, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, u ka bërë thirrje autoriteteve në Bjellorusi, që të mos i ekzekutojnë dy personat e dënuar me vdekje.
Në deklaratën e saj, theksohet se ajo është “shumë e shqetësuar” për vendimin për të mos i amnistuar personatn Ulaxhislau Kavaljou dhe Dmitri Kanavalua, që ishin dënuar me vdekje në nëntor të vitit të kaluar.
Pavarësisht deklaratave Ashton, presidenti i Bjellorusisë nuk ka pranuar t’i falë dy të akuzuarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›