E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet për të 4-ën herë brenda vitit Erjon Braçe, s’shkëputet dot nga shuplakat

E vërteta është se nuk përbën më lajm fakti se Erjoni hëngri një shpullë dje apo një sot. Rituali i përmuajshëm është se deputeti socialist për Qarkun e Beratit, e ka të pamundur të ekspozohet para kamerave pa provuar një precedent dhune. Pikërisht sot në mesditë, Braçe është rrahur në qendër të Tiranës nga një qytetar, pas një përplasje banale mes tyre, për motive të dobëta. Dihet botërisht që deputeti opozitar si refren të çdo debati përdor fyerje dhe sharje nga më të rëndat, çka i ka sjellë si shpërblim shuplakat fytyrës, e fundit fare e ndodhur sot në mesditë në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Me gjithë denoncimin e bërë në Polici, për të paditur autorin e incidentit, Braçe s po di t’i japë shpjegim faktit se pse po i ndodhin vetëm atij këto parathënie të dhunës, në një kohë kur është jo vetëm një I zgjedhur I popullit, por njëherazi gëzon edhe një imunitetit çka nënkupton se ai është i pa prekshëm. Por hakërrimi i Braçes pas cenimit të privatësisë dhe jetës familjare të individëve të caktuar, politikanë, biznesmenë apo njerëz të artit, e bën atë një figurë të urryer që duhet të mësojë nga dajaku. Akuza të pafaktuara shpifje dhe manipulime nga më të çuditshme që tjerr Braçe në podiumet e konferencave për shtyp, sigurisht që cenojnë moralin e pastër të familjes shqiptare, por për deputetin socialist kjo është thjesht detyra e tij, pra të shpifë dhe mashtrojë nga mëngjesi deri në darkë dhe pastaj si shpërblim merr atë që i takon kafshëve, dajakun. çështja nuk është më nëse duhet dënuar akti i dhunës ndaj deputetit të Edi Ramës, por edhe sa herë do rrihet Erjon Braçe deri në fund të vitit? Mendimi i lirë i gjithkujt është se dënojmë çdo akt dhune, por për Erjonin kjo është bërë si një racion i përditshëm i gatuar dhe servirur shumë mirë aq sa edhe organet kompetente nuk po shqetësohen më për shpullat që shkojnë drejt fytyrës së Braçes, pasi tashmë atij i shkon për shtat edhe ajo fraza popullore që simbolizon ‘drurin’: “Të doli si gomari në lakra”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›