E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhte energjinë, vdes tragjikisht babai i 2 fëmijëve në Porto Romano



Durrës – Ka humbur jetën teksa përpiqej të lidhte energjinë për fëmijët e tij 38-vjeçari nga Porto Romano. Incidenti tragjik ka ndodhur paraditen e së enjtes dhe, sipas policisë, viktima është Luan Dani, vjeç 38, banor i lagjes Porto Romano në Durrës dhe baba i dy fëmijëve të mitur. Nga hetimet e para që u kryen në vendin e ngjarjes, rezultoi se Dani ka gjetur vdekjen aksidentalisht në momentin që po mundohej të lidhte një tel për të marrë energji elektrike për banesën e tij, në një shtyllë të tensionit të lartë. Një goditje tensioni ka përfshirë trupin e 38-vjeçarit duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Skena u përjetua keq nga familja e tij dhe banorët përreth. Ardhja e policisë ndonëse me shpejtësi, thjeshtë shërbeu për konfirmimin e vdekjes së të ndjerit, që la dy fëmijë jetimë.

Humbi kontrollin e automjetit, përfundoi në kanal 36-vjeçari

Shkodër – Një aksident ka ndodhur dje në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Sipas policisë, 36-vjeçari Jetmir G., teksa drejtonte autoveturen tip “Volksvagen Golf”, me targë SH 3062 C, rreth 200 metra pa shkuar tek vendi i quajtur “Ura e Gjolulit”, ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një kanal kullues në anë të saj. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçari E. J., lindur e banues në qytetin e Shkodrës, i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin e sipërpërmendur. I dëmtuari është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës pa probleme serioze dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›