E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillen për në banesën e fundit 2 kushërinjtë, humbën jetën nga shembja e ndërtesës



ERSEKË - U zhvillua dje ceremonia mortore në përcjellje të dy kushërinjve që gjetën vdekjen dje pasdite teksa nxirrnin hekur për skrap në ish depot e misrit në periferi të qytetit të Ersekës. Fatjon Shkoza, 22-vjeçar do të bëhej pas pak muajsh babai i një fëmije të dytë, ndërsa hekurishtet ia prenë jetën pas të dymbëdhjetave Shpëtimit. Ndërsa, në fije të perit është edhe jeta e vajzën 10-vjeçare, K. Shkoza, një nga tre të plagosurve, pasi pësuar dëmtime të rënda në kokë. Dy kushërinjtë e tjerë, Altin Shkoza 23 vjeç dhe E. Shkoza 12 vjeç ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekeve në spitalin e Korçës. Mbledhja e hekurishteve për t’i shitur më pas për skrap ishte e vetmja mënyrë që familjet e fisit Shkoza kishin për të mbijetuar. Xhaxhai i njërit prej fëmijëve tregon se familjet merrnin nga shteti vetëm një asistencë rreth 2 mijë lekëshe në muaj.
Godinat e braktisura në ish- zonën industriale të Ersekës, dikur depo të misrit kishin qenë vendburim i mirë për të nxjerrë hekurin, që më pas do e shisnin për skrap. Edhe dy ditë më parë djelmoshat kanë hyrë brenda në ish- magazinë dhe duke mos ditur rrezikun që i kanosej, kanë goditur me vare pjesët e betonit të tarracës e cila është rrëzuar së bashku me një pjesë të mureve anësore duke i zënë brenda të 5 kushërinjtë, 3 prej tyre të mitur.

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›