E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodranët, dështojnë blerjet e premtuara

 

Një nga lojtarët që është pritur këto ditë në Shkodër ka qenë ish-sulmuesi i Kombëtares, Fatmir Vata. Për kalimin e matjanit te Vllaznia u fol shumë, por duket se gjërat nuk janë në rrugë të mbarë. Vata i është përgjigjur pozitivisht ftesës së drejtuesve të klubit kuqeblu, por çdo gjë ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Futbollisti 37-vjeçar nuk ka qenë i pranishëm as në tribunë, në ndeshjen Vllaznia-Sligo Rovers. Burime pranë klubit bëjnë të ditur për “Panorama Sport” se, nuk ka më shpresë që Vata të veshë fanellën e këtij ekipi për takimet me Rapidin e Vjenës. Nga ana tjetër, numri një i klubit shkodran, Valter Fushaj, ka premtuar   disa përforcime. Momentalisht, pas kartonit të kuq të Sinanit dhe pezullimit të portierit Grima, kuqeblutë do të udhëtojnë drejt Vjenës me dy mungesa shumë të rëndësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›