E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidington: Bisedat për ndarjen e Kosovës, të rrezikshme

LONDER- Ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington, ka deklaruar se Londra është e interesuar për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa i ka cilësuat të papranueshme bisedat për ndarjen e Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.

"Britania është thellësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Arritja e një marrëveshje shënon hapa pozitivë dhe sjell dy vendet më afër Bashkimit Evropian. Bisedat rreth ndarjes së Kosovës janë të papranueshme dhe të rrezikshme”, tha Lidington.

Ai shtoi më tej se Britania e Madhe përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evorpian, ndërsa shtoi se “raportet e mira me fqinjët i kontribuojnë avancimit të procesit të integrimit”, ka thënë Lidington.

Lidington i ka bërë këto komente në Londër, gjatë takimit me ministren kosovare për Integrim, Vlora Çitaku.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›