Një vullkan artificial për të ftohur planetin
Plani është të ndërtohet një oxhak 12.4 milje i gjatë, nga i cili do të pompohen qindra ton pjesëza kimike në stratosferë, duke imituar një vullkan. Oxhaku do dalë nga një anije dhe mbahet nga një balon (e madhe sa dy fusha futbolli).
Objektivi i tij do të jetë të vesh stratosferën me grimcat, të cilat do të reflektojnë rrezet diellore dhe do të bëjnë të mundur ftohjen e planetit. Shkencëtarët do ta shfrytëzojnë shpikjen për të luftuar ngrohjen globale.
Studiues në Britaninë e madhe do testojnë në tetor një version në shkallë të shpikjes, e cila do të pompojë ujë në lartësi të ulët. Ajo nuk do të ndryshojë klimën por do të shërbej për të testuar idenë e tyre.
Një prej shkencëtarëve, Hugh Hut, tregohet entuziast për shpikjen, e cila premton të ndryshojë gjithcka. Sipas tij do të ishte e mrekullueshme sikur të mundeshim të ndryshonim temperaturën e planetit sipas nevojës.
Dikush tjetër shprehet se kjo është vetëm një harxhim kohe dhe paraje dhe duhet ndaluar nga qeveria angleze.
(a.h/BalkanWeb)