E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe i ofron Asadit “largim të sigurt” nëse jep dorëheqjen

Liga Arabe i ka ofruar presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, një “largim të sigurtë” nga Siria për të dhe familjen e tij po që se ai jep dorëheqjen.

Sekretari i përgjithshëm  i Ligës Arabe, Nabil Elarabi, nuk dha detaje të tjera lidhur me propozimin e ministrave të jashtëm të Ligës në Doha të Katarit.

Gjatë takimit, u premtuan gjithashtu 100 milionë dollarë për refugjatët sirianë që kanë ikur në vendet fqinjë.

Në takim iu bë thirrje rebelëve të Ushtrisë Siria e Lirë që të themelojnë një qeveri tranzicioni të unitetit kombëtar.

Në ndërkohë, po vazhdojnë luftimet e përgjakshme ndërmjet forcave të regjimit dhe atyre opozitare në Damask dhe Allepo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›