E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i Kolorados del sot para gjykatës

24-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e 12 personave në një kinema në Kolorado të Shteteve të Bashkuara pritet të paraqitet, para gjykatës për t`u përballlur me akuzat.

I dyshuari, Xhejms Houms, po mbahet në paraburgim nën dyshimet për vrasje të shumëfishtë të shkallës së parë në një kinema në Aurora afër Denverit mesnatën e së enjtes.

Të dielën mbrëma, mijëra persona u mblodhën në Aurora për të kujtuar viktimat.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili vizitoi një spital në Aurora tha se ka përqafuar dhe ka derdhur lotë me të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre.

Obama tha se u ka bërë atyre me dije se i tërë vendi “po mendon për ta”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›