"Liga Nord" nën hetime

Tri prokurori, ajo e Milanos, Napolit dhe Reggio Calabria, po hetojnë mbi përdorimin e disa fondeve, nder to rreth 6 milionë euro të dërguara në Qipro dhe Tanzani. Janë kryer dhjetëra kontrolle në selitë e partisë në qytete të ndryshme dhe janë sekuestruar një numër i madh dokumentesh.
Drejtuesi i zyrës se thesarit te Lidhjes se Veriut, Francesco Belsito, ka dhëne dorëheqjen dhe akuzohet për përfitim të padrejtë, mashtrim ndaj shtetit dhe pastrim parash. Bëhet e ditur se nga shqyrtimet e kryera deri tani dyshohet për lidhje me Ndrangheten, mafia e fuqishme kalabreze. Sipas hetuesve rezultojnë edhe fonde të përdorura për liderin e partisë dhe familjen e tij.
Umberto Bossi deklaroi se nuk ka shfrytëzuar kurrë fonde te partisë për shpenzime personale dhe se do te ngritë padi kundër atyre që duan të dëmtojnë atë dhe Lidhjen e Veriut.