E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani blen Kevin-Prins Boateng

Kevin-Prins Boateng është i tëri i Milanit. Ky është lajmi më i fundit në taborin kuqezi, të cilin e ka sjellë zëvendës-presidenti Adriano Galiani. “E kemi blerë Boatengun. Ai na kushtoi 7 milionë euro”, tha Galiani. Milan deri dje mbante gjysmën e kartonit të përfaqësuesit ganez, ndërsa gjysmën tjetër Xhenoa. Prandaj, ekipi nga “San Siro” e bleu gjysmën e kartonit nga klubi gjenovez. Zyrtarizimi i këtij transferimi do të bëhet gjatë verës, kur të hapet afati kalimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›