Valdano: Ronaldo te Milani? E pamundur
Kristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Real Madridin, ka siguruar Drejtori Gjeneral i klubit, Horge Valdano, i cili thotë se një transferim i lojtarit te Milani gjatë verës nuk mund të ndodhë. Ronaldo,i cili ka shënuar 29 gola në 30 ndeshje të ligës për Madridin, ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim në “San Siro”, që kur pronari i klubit italian, Silvio Berluskoni, iu kishte thënë miqve se ai do të bëjë gjithçka për ta sjellë lojtarin në Milano. “Është mirë të dëgjosh një president si Berluskoni dhe një klub si Milani të ëndërrojë për lojtarët tanë. Por Kristiano Ronaldo do të mbetet me ne”, ka thënë Valdano.