Zarate zëvendësim i Tevezit te Siti
Mançester Siti raportohet se është duke synuar të transferojë sulmuesin e Lacios, Mauro Zarate. “Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Sitit e shohin Zaraten si një zëvendësim ideal për kapitenin, i cili dëshiron të largohet, Karlos Tevez. Zarate, i cili nuk shihet sy-më-sy me drejtuesit e Lacios, më herët ka luajtur në Premier si huazim te Birmingemi. Argjentinasi ka një stil loje të ngjashëm me Tevez dhe nuk e ka fshehur ambicien për t’u kthyer në Angli.