E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes Skenderbeu i Korces perballe hungarezeve te Debrecenit

Një skuadër që ka dalë vonë nga errësira, që nuk ka qenë pjesë e futbollit të madh hungarez të viteve 50-të, por as më vonë në vitet 60-të dhe 80-të. Debreceni do të jetë përballë Skënderbeut të Korçës në turin e dytë eleminator të Ligës së Kampionëve me vetëdijen se po bën diçka të mirë dhe me themele të fortë.
Ky Debrecen është 6 herë kampion i Hungarisë dhe të gjithë këta tituj kanë ardhur nga viti 2004 deri më sot. Janë fituar edhe 6 kupa të Hungarisë, ndërsa në Europë vitet e fundit është arritur faza e grupeve në të dy kompeticionet.
Kjo sepse Debreceni hyri në fazën e grupeve në Champions në sezonin 2009-2010, ndërsa arriti fazën e grupeve në Ligën e Europës një sezon më vonë, në 2010-2011. Përballjet ishin të forta, ndaj Liverpulit, Fiorentinës së Prandelit, Lionit, Bazelit, Metalistit të Harkivit, Sampdorias dhe PSV Ajndhovenit.
Veçse kjo është vetëm ajo që duket. Në thellësi zbulon se Debreceni është një klub me strategji afatgjatë, me një projekt që ka nisur që nga viti 2001, në një bashkëpunim mes aksionerit kryesor, Gabor Shima, bashkisë së qytetit dhe Universitetit. Së fundi, ka nisur të ndërtohet edhe akademia moderne e klubit, me 8 fusha me përmasa standard me bar natyral dhe një fushë standarde me bar artificial. Miliona e miliona euro janë duke u shpenzuar për këtë shkollë futbolli.
Por, edhe vetë qyteti i Debrecenit është një qytet sporti. Aty është ndërtuar vitet e fundit një pallat sporti tepër modern me 8 500 vende, një kompleks pishinash i standardeve të larta, ndërsa pritet të ndërtohet edhe një stadium modern 20 mijë vendësh.
Nuk dihet se çfarë do të mund të bëjë Skënderbeu ndaj këtij kundërshtari i cili vërtet nuk është APOEL-i i Nikozisë, por duket gjithsesi tepër i fortë dhe serioz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›