E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, duele gjermano-spanjolle

Evitohen ndeshjet derbi në çerekfinalet e Ligës së Europës. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, goglat kanë bërë që tri skuadrat spanjolle dhe dy gjermanet të mos evitojnë përplasjen me njëratjetrën. Prej disa vitesh është ngritur një rivalitet i madh midis Gjermanisë dhe Spanjës, çka ka lindur me kombëtaret dhe po vazhdon edhe me ekipet e këtyre kampionateve. Për të mësuar se cilat janë më të fortat, ka menduar shorti i çerekfinaleve, i cili propozon dy përballje gjermano-spanjolle. Kështu, sfida me interesante e këtij turi do të jetë ajo midis Shalkes dhe Athletik Bilbaos. Të dyja skuadrat konsiderohen si favorite për të fituar trofeun, kjo nisur edhe nga ajo që treguan në 1/8-at e finaleve.

Çerekfinalet
29 mars/ 05 prill

1. AZ Alkmar (Holandë)-Valencia (Spanjë)
2. Shalke (Gjermani)-Atl.Bilbao (Spanjë)
3. Sporting (Portugali)-Metalist (Ukrainë)
4. At.Madrid (Spanjë)-Hanover (Gjermani)

Gjysmëfinalet
19 prill/ 26 prill
1. At.Madrid/Hanover-Alkmar/Valencia
2. Sporting/Metalist-Shalke/Ath.Bilbao

Finalja
09 maj Arena, Bukuresht
Fituesi 1-Fituesi 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›