Liga e Kampioneve Sot Barcelona-Inter, Messi: “Fitore edhe po mungova”
Autori i Lajmit: Redaksia
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se skuadra e tij do ta mposhtë Interin, qoftë ai në lojë ose jo. Dy skuadrat takohen sot në mbrëmje në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen e pestë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, ndërsa Barçës i nevojitet një fitore për të qenë më pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt. Argjentinasi u dëmtua në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos dhe ende nuk është e sigurt pjesëmarrja e tij në dy ndeshjet e rëndësishme të katalanasve, kundër Interit (Liga e Kamioneve) dhe kundër Real Madridit (La Liga). “Do të vazhdojmë më tej. Është fatkeqësi që kjo ndodhi tani, sepse unë gjithmonë ëndërroj të luaj në këto ndeshje të mëdha. Nëse nuk luaj, nuk ndryshon asgjë, sepse ne jemi një skuadër fituese dhe do të jemi të suksesshëm”, - tha sulmuesi argjentinas. “Kushdo qoftë në fushë, të mos harrojmë se ne jemi Barça dhe kemi një skuadër të madhe, - ka thënë Mesi për El Mundo Deportivo.
Skuadër e përgjysmuar
Barcelonës do ti duhet të luajë me një skuadër të përgjysmuar në ndeshjen ndaj Interit ditën e sotme, tepër deçizive për fatet e saj në Ligën e Kampioneve. Dëmtimeve të Zllatan Ibrahimoviçit, Jaja Tures dhe Erik Abidalit, u është shtuar ai i Lionel Mesit, shënjestra e mbrojtësve të Bilbaos të shtunën në mbrëmje. Argjentinasi pësoi një dëmtim në kofshë në sfidën e zhvilluar në "San Mames", që përfundoi në barazim 1-1 dhe është në dyshim serioz për të luajtur të martën në "Kamp Nou". "Në lidhje me Mesin, për të qenë i ndershëm shenjat nuk duken mirë, - tha Guardiola pas ndeshjes së të shtunës. Jam i sigurt se ai ndjehet i dëshpëruar, askush nuk dëshiron të dëmtohet". Por, Guardiola ka marrë një lajm të mirë dje në mesditë, kur stafi mjekësor ka thënë se Mesi mund tia dalë. Ai ka bërë dje në mëngjes një ekografi dhe rezonancë magnetike, që ka konfirmuar se lojtari ka një shqetësim në kofshën e majtë, por që mund të rekuperohet. Për Barcelonën kjo është një nga javët më vendimtare, duke qenë se pas Interit, asaj i duhet të përballet me Realin e Madridit. "Do të luajmë me ata që kemi", - tha i qetë trajneri Guardiola. Ai është duke pritur lajmet nga infermieria, sidomos për Markez, Ture dhe Abidal, që janë diagnostikuar me gripin e derrit A-H1N1. Ndërkohë, Dani Alvesh, autori i golit në ndeshjen ndaj Bilbaos, deklaroi se mungesa e Mesit do të jetë një problem vërtetë i madh.
Milito
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, thotë se bashkëkombasi i tij, Lionel Mesi, është futbollisti më i mirë në botë dhe mungesa e tij në takimin e sotëm do të jetë një pengesë e madhe për Barcelonën. Për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Atletic Bilbaos, Leo Mesi është i pasigurt për takimin e sotëm kundër Interit dhe Milito beson se mungesa e tij do të jetë lehtësim për ekipin e tij. “Pa dyshim, Mesi është lojtari më i mirë në botë, ai është lojtari më vendimtar në botë. Leo mundet i vetëm tia sjellë fitoren ekipin në çdo moment, pasi ai nuk është një lojtar i zakonshëm”, - ka thënë Milito.
Vlerësimi i Laportës
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, thotë se takimi i sotëm kundër Interit ëshë më i rëndësishëm se takimi kundër Real Madridit dhe shton se ata janë të detyruar të fitojnë kundër nerazurëve. Laporta ndjen se një dështim i mundshëm ndaj Interit mund të çojë edhe në eliminim të Barcelonës nga Liga e Kampionëve, ndërsa në La Liga ka edhe shumë për tu luajtur. “Për mua takimi i sotëm është shumë më i rëndësishëm se ai kundër Real Madridit, pasi kampionati është i gjatë dhe ka kohë që ta kompensojmë atë që kemi humbur, por sot duhet të fitojmë”, - ka thënë Laporta. “Mua më duket se jemi të detyruar ta fitojmë, pasi në të kundërtën me siguri do të jemi të eliminuar”, - ka shtuar spanjolli.
Puyol: “Është një finale”
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se nuk duhet të ketë panik në prag të takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve kundër Interit. Kampioni evropian në fuqi, ende nuk e ka të garantuar kalimin në fazën e eliminimit të Ligës së Kampioneve dhe nuk mund të lejojë të mposhtet nga Interi në takimin e sotëm. “Ne nuk kemi dyshime. E dimë se duhet ta bëjmë këtë. Ne do të dalim me dëshirë dhe ambicie në fushë. Rezultatet ndonjëherë nuk dalim siç duam, por e dimë se Barça-Inter është një finale dhe do të luajmë sikur të ishte e tillë”, - ka thënë Puyol.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009