Braun: “Schumacher nuk kthehet në Formula 1”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ros Braun ka mohuar spekulimet se Michael Schumacher mund të kthehet në Formula 1 më 2010. Braun, i cili ishte drejtor teknik gjatë periudhës kur Schumacher shkëlqeu me ekipin italian, tani është shef i Mercedes GP. I pyetur nga e përditshmja sportive gjermane Bild rreth rikthimit të Schumacherit, Braun u përgjigj: “Nuk është asgjë përveç një ëndërr e medieve. Michael do të ishte rikthyer kohë më parë tek Ferrari, por ai nuk dëshiron të fillojë karrierë të re”. Sipas Eddie Jordan, “kishte shumë mundësi që Michael të drejtonte një Mercedes GP. Unë mendoj se marrëveshja midis dy palëve mund të gjendet”. Për momentin Mercedes GP, deri më tani kërkonte që të formonte një dyshe gjermane pilotësh (Heidfeld-Vettel), është aktualiasht pa asnjë pilot. Shtëpia automobilistike gjermane, sipas Jordan, është hedhur në pressing mbi shatë herë herë kampionin e Botës. Mercedes GP kërkon që të bindë ish-pilotin e Ferrarit që të rikthet në Formula 1. Schmacher tentoi edhe muaj më parë që të rikthehej në pistë (me qëllim që të zëvendësonte Felipe Massën, pasi piloti brazilian pësoi një aksident në Çmimin e Madh të Hungarisë) por problemet që kishte në qafë nuk ia lejuan diçka të tillë.
Plani
Drejtuesit e Mercedes GP-së mendonin që ti besonin Shumakerit timonin e makinës së tyre, pasi duan që legjenda e Formulës 1 ti hapë rrugë objektitivit të vetëm, Sebastian Vettel, njërit prej pilotëve më premtues të këtij sporti. Mercedes GP kërkon që tia marrë Red Bullit “asin” gjerman në vitin 2011: “Për rikthimin e Michaelit në Formula 1 palët filluarn të flisnin në një mbedhje që u zhvillua në Abu Dabi,- shpjegoi Jordan. Mund tju them se në atë mbledhje ishte prezent edhe vetë Schumacher, Ross Braun dhe administratori i deleguar i Mercedes-Daimler, Dieter Zetsche. Për momentin Schumacheri nuk mund të bëhet pilot i Mercedes GP-së, pasi ka akoma një kontratë me Ferrarin. Por nga ana tjetër them se nëse Schumacheri i kërkon presidentit të Maranellos, Luka di Montezemolo, që ta lërë të lirë (të prishë kontratën në mënyrë konsesuale) për tiu rikthyer garave, presidenti nuk do ti thoshte kurrë jo. Rikthimi i Shumit në Formula 1 do ti jepte një sharm tjetër këtij sporti.
Konfirmon zyrtarisht Rosberg
Niko Rosberg është piloti i parë zyrtar i konfirmuar për skuderinë Mercedes GP. Gjermani ka lënë Uilliamsin për tu bashkuar me projektin e Ros Braun pas largimit të dyshes Jenson Button dhe Rubens Barrikelo. Piloti ri gjerman është djali i legjendës Keke dhe ai mendohet ti japë më shumë ritëm skuderisë që është ende në pritje të pilotit të dytë. 24-vjeçari ka lënë skuderinë Uilliams pas 4 sezoneve jo shumë pozitive ku nuk ka fituar pothuajse asgjë.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009