Mourinho te Barcelona. Cruyff i hap driten jeshile

TOP NEWS - Kalimi i Hoze Murinjos në drejtim të Barcelonës po bëhet më i lehtë. Johan Krujf që e kundërshtonte gjithnjë mbërritjen e portugezit në Kamp Nou është larguar në drejtim të Ajaxit dhe kjo do të thotë shumë. Më në fundt drejtuesit katalanas mund të fillojnë bisedimet me luzitanin për ta vënë në krye të pankinës së Barcelonës në vend të teknikut aktual Frenk Rajkard.
Gjatë kësaj jave Krujf nuk e fshehu aspak faktin se preferonte Van Basten në vend të Murinjos dhe në një intervistë për një television katalanas ai ishte shprehur kundër transferimit të tij në Spanjë.
"Përpara se të lidhësh një kontratë me një trajner, duhet të jesh i sigurt që ai është në linjë të plotë me projektet e klubit - është shprehur Krujf - Për Barcelonën Van Basten është një trajner më i mirë, pasi ai kombinon rezultatet me lojën e mirë në fushë". Nuk mungon reagimi i vetë Hoze Murinjos që iu kundërpërgjigj menjëherë deklaratave të holandezit. "Unë nuk dua që Krujf të më thotë se si humbet një finale e Ligës së Kampioneve me rezultatin 4-0, sepse nuk është kjo që dua të mësoj - ishte pergjigja e Murinjos që iu referua finales se vitit 1994, kur Barcelona u mund në Athinë nga Milan.
Gjithsesi gjithcka është në dorë të presidenti Laporta për të marrë një vendim për zëvendësimin e Rajkard. Ai shprehet se Barcelona është në lojë për të fituar të 3 trofetë, por distanca me Real Madrid ngre shumë dyshime për formën e skuadrës katalanase.
Burimi:-