Liga e Kampionëve, objektivi kryesor i Bayernit
_740770.jpg)
Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka bërë të ditur se objektivi kryesor i skuadrës së tij për këtë sezon është të triumfojë në Ligën e Kampionëve.
Finalja e garës elitare të klubeve evropiane këtë edicion zhvillohet pikërisht në stadiumin e Bayernit, Allianz Arena dhe kjo duket të jetë një motivim shtesë për gjigantin bavarez.
“Bundesliga gjithmonë vjen para së gjithash por pasi finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve do të jetë në Munich, fitimi i saj është objektivi jonë kryesor” deklaroi Hoeness për mediet gjermane.