E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra i shpëtoi dënimit nga FIFA

Zvicra i shpëtoi suspendimit ndërkombëtare nga Federata botërore e Futbollit dhe pranoi vendimin për të penalizuar klubin e rebeluar Sion me heqjen e 36 pikëve pas betejës së tij ligjore me FIFA-n dhe UEFA-n rreth rastit të angazhimit të futbollistëve të transferuar gjatë një embargoje pune.

FIFA njoftoi nëpërmjet një komunikate të premten se komiteti i saj emergjent ka konsideruar vendimin dhe Federata zvicerane “nuk do të suspendohet në relacion me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s nga 16 dhjetori”.

FIFA, selia kryesore e së cilës gjendet në Zurich, ka kërcënuar të suspendojë Zvicrën në mbledhjen e komitetit të saj ekzekutiv në Japoni, muajin e kaluar.

Suspendimi do të kishte pamundësuar Zvicrën nga zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare si dhe do të kishte përjashtuar Baselin – që pritet të luajë kundër Bayernit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve – nga gara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›