Ish-të përndjekurit, do të dëmshpërblehen 700 emra brenda dhjetorit
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Brenda këtij muaji do të shpërndahet dëmshpërblimi për 700 ish-të përndjekur politikë. Sipas drejtorit të Institutit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Simon Mirakaj, pritet të miratohen edhe 200 emra të rinj javën që vjen, të cilët do të tërheqin lekët brenda dhjetorit të 2009. “Së bashku edhe me 500 emra që u miratuan rreth dy javë më parë në mbledhje qeverie, gjithsej bëhen 700 emra, të cilët do të dëmshpërblehen brenda 2009-ës. Edhe pse ishin planifikuar gjithsej 1 mijë emra të rinj lista do të reduktohet në mbi 200, pasi kaq janë mundësitë për momentin. Por sigurisht që procesi do të vijojë normalisht edhe në vitin 2010, duke mos cenuar asnjë emër që i takon të marrë shumën financiare sipas viteve të dënimit”, shpjegoi dje për “Ballkan”, Simon Mirakaj.
Lista e re
Ndërkohë, po sipas kreut të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Simon Mirakaj, ky dëmshpërblim do të rrjedhë nga fondi prej 2 miliardë lekësh që i përket vitit 2009. “Procesi i dëmshpërblimit ka nisur që në mars të vitit 2009 për një pjesë të ish-të përndjekurve politikë. Ndërsa për sa i përket listës së fundit që është miratuar në mbledhjen e qeverisë, deri në fund të këtij viti pritet të dëmshpërblehen edhe 700 emra të rinj nga të gjitha kategoritë e ish-të përndjekurve politikë (të burgosur politikë, të pushkatuarit pa gjyq, të internuarit etj.) të cilët do të marrin 1/8 e shumës totale që u takon sipas viteve të dënimit që kanë kryer ose këstin e parë, i cili shkon mesatarisht në 1 milion lekë të vjetra ose 1 milion e 500 mijë, pasi kjo varet nga dënimi që ka kryer çdo person”, - sqaron Simon Mirakaj për gazetën Ballkan. Për shkak të kohës së shkurtër prej më pak se një muaj deri në mbyllje të vitit 2009 mendohet që dëmshpërblimi të shpërndahet vetëm për 700 emra nga 1500 në total, ndërsa pjesa tjetër prej 800 emrash do ta marrin dëmshpërblimin gjatë vitit 2010.
Llogaria bankare
Shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues do të bëhet nga Ministria e Financave dhe të derdhet në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë e të përzgjedhura, në përputhje me nenin 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.
Përjashtimi
Projektbuxheti i vitit 2010 nuk parashikon dëmshpërblimin e të gjitha kategorive të ish-të përndjekurve. Një fakt i tillë është bërë i njohur në Komisionin e Ligjeve. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me Ministrinë e Drejtësisë, u vu në dukje se projektbuxheti i vitit të ardhshëm nuk parashikon dëmshpërblim për familjet e të ekzekutuarve pa gjyq dhe për të internuarit. Deri më tani janë mbi 3500 kërkesa të realizuara dhe të kaluara me vendim qeverie për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Së bashku edhe me 1500 emrat e rinj bëhen në total 5 mijë emra, për të cilët u pretendua se do të mbyllnin këstin e parë të marrjes së dëmshpërblimit për vitin 2009, por deri më sot duket se nuk ka nisur shpërndarja e lekëve as për emrat që janë miratuar muaj më parë.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009