Liga e Kampioneve zbardh 16 finalistët

Totenhem, Shalke, Mançester Junaitid, Barcelona, Real Madrid, Çelsi, Bajern Munih dhe Shahktar Dontesk (si vende të para në grupet e tyre) dhe Lioni, Valencia, Interi, Kopenhageni, Milan, Marseja, Roma dhe Arsenali (si vende të dyta) janë 16 të kualifikuarat e mëdha të Ligës së Kampioneve për në raundin e pare me eliminim direkt.
Edhe pse i kualifikuar e në vendin e parë në grupin E, Bajerni nuk e fali Bazelin e tre shqiptarëve – Shaqiri, Ferhati dhe Xhaka – duke fituar me rezultatin e thellë 3-0 në “Alianc Arena”. Riberi dhe Timoshuk shënuan dy gola brenda dy minutash – 35 dhe 37 – ndërkohë që francezi shtoi dhe një të tretë në të 50’.
Roma zuri një vend midis 16 më të mirave, falë barazimit 1-1 në Rumani ndaj Kluzhit. Marko Borrielo realizoi në minutën e 21-të, golin që u dha romanëve të Klaudio Ranierit vendin e dytë në grup. Për Kluzhin shënoi Traore në minutën e 88-të.
Në grupin F, Marseja fitoi 1-0 me Çelsin – Brandao autori i golit të vetëm (81’). Sllovakët e Zilinës humbën 2-1 me Spartakun e Moskës, pavarësisht se shënuan të parët - gol i Majtanit, por me rusët që u kundërpërgjigjën me anë të Aleksit dhe Ibsonit. Ma
Në grupin G, Milani zhgënjeu para shikuesve të tij në humbjen 2-0 me Ajaksin e Amsterdamit. Pas një pjesë të parë pa gola në “San Siro”, holandezët shënuan në fraksionin e dytë me anë të Zeuv dhe Alderuejreld. Milani ishte i kualifikuar si skuadra e dytë, ndërkohë që Ajaksi do të vazhdojë më tej në Ligën e Europës.
Reali i Madridit vazhdoi paraqitjet bindëse në Ligën e Kampionee duke mposhtur 4-0 francezët e Okserit në “Santiago Bernabeu’. Heroi i takimit ishte sulmuesi i Kombëtares franceze, Karim Benzema, autori i një triplete të mrekullueshme. Kristiano Ronaldo shkroi emrin e tij në këtë fitore, që e çoi në 15 golat e shënuar nga Reali në gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve.
Në grupin H, Shahktari e mbylli në vendin e parë, falë fitores 2-0 ndaj një prej rivalëve, me gola të realizuar nga Rat dhe Adriano. Arsenali e mbylli në vendin e dytë, duke mundur serbët e Partizanit të Beogradit me rezultatin 3-1, pavarësisht se e mbylli takimin me dhjetë lojtarë (Sanja me të kuqe). Van Persi (me penallti), Uallkot dhe Nasri shënuan golat për “topçinjtë” londinezë, ndërsa golin e nderit për serbët – e vetmja skuadër që nuk fitoi asnjë pikë në fazën e grupeve – e realizoi Kleo.
16 EKIPET E KUALIFIKUARA
Vendet e para
Shalke
Mançester Junaitid
Barcelona
Real Madrid
Çelsi
Bajern Munih
Totenhem
Shahktar Dontesk
Vendet e dyta
Lion
Valencia
Inter
Kopenhagen
Milan
Marsejë
Roma
Arsenali
Liga e Kampioneve
Dita 6
Të martën
Grupi A
Tuente-Totenhem 3-3
Verder-Inter 3-0
Grupi B
Benfika-Shalke 1-2
Lion-Hapoel 2-2
Grupi C
Bursaspor-Rejnxhërs 1-1
Mançester J.-Valencia 1-1
Grupi D
Barcelona-Rubin 2-0
Kopenhagen-Panathinaikos 3-1
Sot
Grupi E
Bajern-Bazel 3-0
Kluzh-Roma 1-1
Grupi F
Marsejë-Çelsi 1-0
Zilina-Spartak M. 1-2
Grupi G
Milan-Ajkas 0-2
Real Madrid-Okser 4-0
Grupi H
Arsenal-Partizan B. 3-1
Shahktar-Braga 2-0
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 08 Dhjetor 2010