mendet Betenkurt trashegimtarja e kompanise LOreal

Trashëgimtarja e kompanisë së famshme L'Oreal, 88-vjecarja Lilian Betenkurt është vendosur nën kujdestarinë e anëtarëve të familjes së saj, nga një gjykatë franceze.Vendimi erdhi pas shqetësimeve të shprehura nga familjarët për degjenerimin e shëndetit mendor të Betenkurt. Familjarët janë gjithashtu të shqetësuar për menaxhimin e pasurisë së saj, që vlerësohet nga revista FORBS në shifrën e 16 miliardë eurove.
Lilian Betenkurt nuk është e afërt me të bijën, Fransuaz Betenkurt-Mejers, e cila së bashku me dy nipa të pronares së L’Oreal do të kontrollojë tashmë pasurinë. Vendimi konsiderohet sukses nga ana e këtyre të fundit që prej kohësh pretendonin se Lilian Betenkurt po shpërdoronte pasurinë nën ndikimin e lajkatarëve.