E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojërat e fatit, shkatërrohen makineritë jashtë standartit

Një sërë makinerish të lojrave të fatit të cilat janë sekuestruar për shkak se janë jashtë kushteve teknike janë shkatërruar sot në ambjentet e doganës së kryeqytet.
Shkatërrimi është kryer nga inspektoriati i lojrave të fatit ku sipas kreut të këtij inspektoriati Bezhani vetëm për 2 muaj janë sekuestruar 600 lojra fati dhe pikërisht në këtë magazinë ndodhen 136 makineri të cilat do të shkatërrohen pasi nuk plotësojnë kushtet teknike.
Ndërkohë Bezhani theksoi se janë gjobitur 41 subjekte me nga 10 milionë lekë gjobë. Ai shtoi gjithashtu se aksioni për sekuestrimin dhe më pas shkatërrimin e makinerive të cilat nuk sigurojnë kushte teknike do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›