E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ekonomisë: Shkollat private pa TVSH

Më në fund hiqet TVSH për shkollat private. Komisioni parlamentar miratoi sot projektligjin i cili do të lehtësojë me 20 përqind tarifat e studentëve. Ky ligj do të hyjë në fuqi vetëm 1 tetorin e vitit të ardhshëm, por gjithsesi kjo do të sjellë si rezultat një vit akademik më të lirë për studentët.
Ndërkohë që një tjetër projektligj i cili do të ndikojë drejtpërdrejt tek bizneset është edhe projektligji sipas të cilit çdo subjekt mund të çrregjistrohet nga TVSH-ja vetëm nëse bëhet fjalë për çregjistrim përfundimtar, pra nëse mbyll veprimtarinë .
Miratimi i këtij ligji sipas anëtarëve të Komisionit do të ulë informalitetin dhe nuk mund të ndryshojë përgjegjësinë tatimore duke kaluar në një biznes më të vogël. Tjetër projektligj ishte edhe listimi i disa mallrave të eksportit në mënyrë që të realizohet TVSH-ja zero.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›