E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, jepet pretenca te Krimet e rënda

Gjashtë orë zgjati senaca gjyqësore ku është lexuar fletë më fletë 282 faqet e konkuluzioneve të prokurorisë për 16 të pandehurit e Bandës së Durrësit. Prokurori Anton Martini pas gjashtë orësh lexim të konkluzioneve ka dhënë pretencën për të cilësuarin si drejtues të bandës së Durrësit burgim të përjetshëm për Lulzim Berishën. Gjithashtu burg përjet ka dhënë edhe për Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, si dhe Endrit Dokle. Madje edhe Adriatik Coli ka marrë masën e dënimti nga akuza me burgim të përjetshëm pro për shkak të satatusit që “aim ban”, atë të penduarit të drejtësië pasi ka ndihmuar prokurorinë për të zbardhur krimet e kryera nga banda, ka përfituar ulje dënimi në 10 vjet burg. Ndërsa 25 vjet burg ka kërkuar prokurori për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvin Hoxhosmanin, Alban Nelin, Selman Hetin dhe Spartak Kalthin. Me 20 vjet burg ka kërkuar akuza për anëtarët e tjerë të bandës së Durrësit Altin Nikollën dhe Kristian Begun, ndërsa për Ahmet Ajetin dhe Osman Karpozi me 21 vjet heqje lirie. Sipas prokurorit vrasjet e kësaj bande kanë pasur karakteristika të njëjta dhe ky grup ka qëndruar i bashkuar 4 vite me rradhë dhe më pas është ndarë. Pas kësaj avokatët e të pandehurve kanë kërkuar një muaj kohë për të përgatutur mbrojtejn e tyre, por kjo është hedhur posht nga gjykata e cila ka vendosur datën 13 tetor ora 9.00 zhvillimin e seancës ku avokatët do të japin konkluzionet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›